Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme dre
Takim në Kuvend me ambasadorët e vendeve partnere: Peleshi nënvizon rolin e diplomacisë parlamentare për integrimin në BE
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me ambasadorët dhe Grupet e Miqësisë me vendet e njohura si “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, Austrinë, Çekinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Kroacinë, Sllovakinë dhe Slloveninë.
Në fjalën e tij, Peleshi i cilësoi këto vende si partnere të rëndësishme të Shqipërisë dhe mbështetëse të vazhdueshme të rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian. Ai nënvizoi se bashkëpunimi parlamentar është një urë e rëndësishme për marrëdhëniet bilaterale dhe për mbështetjen e ritmit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Bashkëpunimi parlamentar është një urë e rëndësishme për marrëdhëniet tona dhe për të mbështetur ritmin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” – u shpreh Peleshi.
Kryetari i Kuvendit theksoi se diplomacia parlamentare përbën një instrument të fuqishëm për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me vendet partnere, duke e konsideruar atë si një veprimtari të përhershme që duhet të shndërrohet në praktikë të konsoliduar.
“Kuvendi do të vijojë të jetë kontribues aktiv i këtij procesi, duke e shndërruar diplomacinë parlamentare në një veprimtari të përhershme dialogu dhe bashkëpunimi,” – deklaroi Peleshi.
Në një reagim të bërë publik edhe në rrjetet sociale, Peleshi e përshkroi takimin si një moment të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve me vendet mike të Ballkanit Perëndimor, duke i cilësuar ato si partnerë të fuqishëm dhe konsistentë të rrugëtimit europian të Shqipërisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.