☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,756 ▲ +0.25% ETH $2,688 ▲ +0.96% XRP $1.4875 ▲ +0.92% SOL $119.7300 ▲ +1.38%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
04 Tet 2026
Breaking
roze

Penélope Cruz kujton momentin e frikshëm gjatë xhirimeve: “Mendova se do të vdisja”

Penélope Cruz ka folur hapur për një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke zbuluar se gjatë xhirimeve të filmit “The Black Ball” mendoi se kishte një aneurizëm në tru.

Në një intervistë për revistën Porter, 52-vjeçarja tregoi se nuk ishte hera e parë që përballej me një alarm të tillë shëndetësor.

“Kam pasur shumë momente të tilla. Fatmirësisht jam mirë. Ishte një alarm i rremë, por gjithmonë shqetësohem për shëndetin dhe kujdesem për veten,” u shpreh ajo.

Cruz tha se ndjek një stil jetese të shëndetshëm, duke theksuar se nuk konsumon alkool, nuk pi duhan dhe nuk bën jetë nate.

“Pa shëndet nuk kemi asgjë. Nëse duam të flasim për barazi të vërtetë, le ta fillojmë nga shëndeti,” shtoi aktorja.

Gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, Cruz rrëfeu se lajmi i papritur e tronditi ndërsa po përgatitej për xhirime.

“Po vendosja paruken kur më thanë se dyshohej se kisha një aneurizëm në tru. Mendova se do të vdisja. Ishte një përjetim surreal,” kujtoi ajo.

Megjithatë, pas ekzaminimeve mjekësore rezultoi se bëhej fjalë për një alarm të rremë dhe mjekët i dhanë leje të rikthehej në xhirime.

Penélope Cruz, e cila është e martuar me aktorin Javier Bardem dhe ka dy fëmijë, tha se kjo përvojë e bëri ta vlerësojë edhe më shumë jetën dhe shëndetin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.