🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,432 ▼ -0.06% ETH $2,403 ▲ +0.4% XRP $1.3086 ▼ -0.03% SOL $103.8400 ▲ +0.11%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Pentagoni redukton praninë ushtarake në Afrikë, rrit përqendrimin ndaj Kinës dhe Rusisë

“Reduktimi i personelit ushtarak parashikohet të jetë më pak se 10 për qind e 7,200 forcave të përgjithshme ushtarake dhe do të zhvillohet gjatë disa viteve të ardhshme”, tha për Reuters, komandant Candice Tresch, një zëdhënëse e Pentagonit.

Tresch tha se shkurtimet do të prekin aktivitetet kundërt organizatave ekstremiste të dhunshme në vende si Somalia, Xhibuti dhe Libia, ndërsa në pjesë të tjera të rajonit, duke përfshirë Afrikën Perëndimore, theksi do të zhvendoset nga “ndihma taktike, në këshillim, ndihmë, ndërlidhje dhe shkëmbim të inteligjencës”.

Një zyrtar i SHBA, duke folur në kushte anonimiteti, tha se reduktimi i trupave do të kishte gjasa të ndodhte gjatë tre vjetëve të ardhshme dhe mund të përfshinte vende si Kenia, Kameruni dhe Mali.

Roli ushtarak i Shteteve të Bashkuara në kontinentin afrikan ka marrë një vëmendje më të madhe pas një sulmi vitin e kaluar në Niger, kryer nga një shoqatë lokale e Shtetit Islamik, në të cilin u vranë katër ushtarë amerikanë.

Veprimi i Pentagonit vjen kur Kina dhe Rusia kërkojnë të rrisin ndikimin e tyre në Afrikë. Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik krijoi lidhje të ngushta ushtarake dhe diplomatike me shumë vende afrikane. Rusia tani po përpiqet të ringjallë disa nga marrëdhëniet që u ndërprenë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.