☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,804 ▼0.04%
DOW 51,866 ▲0.03%
NASDAQ 27,237 ▼0.03%
NAFTA 93.68 ▼0.06%
ARI 4,194 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,702 ▲ +0.93% ETH $2,521 ▼ -0.36% XRP $1.3766 ▼ -0.61% SOL $108.1800 ▼ -1.29%
S&P 500 7,804 ▼0.04 % DOW 51,866 ▲0.03 % NASDAQ 27,237 ▼0.03 % NAFTA 93.68 ▼0.06 % ARI 4,194 ▲0.07 % S&P 500 7,804 ▼0.04 % DOW 51,866 ▲0.03 % NASDAQ 27,237 ▼0.03 % NAFTA 93.68 ▼0.06 % ARI 4,194 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Për herë të parë, një studente amerikane nis studimet e rregullta në Fakultetin Juridik të UP-së

Për herë të parë, një studente me shtetësi amerikane ka nisur studimet e rregullta në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (UP).

Bëhet fjalë për Virginia Hugo-Vidal, e cila është regjistruar në programin master në gjuhën angleze “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice” (Të Drejtat e Njeriut, E Drejta Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësia Tranzicionale).

Lajmi është bërë i ditur nga Fakulteti Juridik i UP-së, i cili ka njoftuar se më 7 tetor 2026, dekani Avni Puka ka pritur në një takim mirëseardhjeje studenten amerikane.

Sipas njoftimit, Hugo-Vidal, e cila ka ndjekur më parë studime në universitete prestigjioze, është studentja e parë me shtetësi amerikane që ka zgjedhur të ndjekë studimet e rregullta me kohë të plotë në këtë fakultet.

Nga Fakulteti Juridik bëjnë të ditur se programi master në gjuhën angleze, që nga viti akademik 2023/2024, ka përfshirë vazhdimisht studentë dhe profesorë ndërkombëtarë.

Sipas fakultetit, ndërkombëtarizimi i programeve akademike dhe zgjerimi i bashkëpunimit me studentë e profesorë të huaj mbeten ndër prioritetet kryesore të institucionit gjatë viteve të fundit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.