“Për të mirën tonë dhe atdheun”- Rudina Hajdari: Duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”…!
Në një kohë kur studentët dhe protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, Rudina Hajdari ka mbrojtur nevojën për dialog, edhe me ata që i konsideron përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.
E ftuar në podcastin Ilva Tare Talks, vajza e ish-deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari, u pyet nga gazetarja Ilva Tare për reagimet që merr në rrjetet sociale, ku një pjesë e protestuesve kundërshtojnë çdo mundësi negociatash me kryeministrin.
Gjatë intervistës, Ilva Tare solli në vëmendje qëndrimin e protestuesve dhe studentëve, të cilët kërkojnë largimin e Ramës dhe nuk shohin hapësirë për negociata.
Por Hajdari këmbënguli se edhe kritikat e forta ndaj kryeministrit nuk duhet ta përjashtojnë mundësinë e bisedimeve, nëse në diskutim është e ardhmja e vendit.
“Unë kështu vërtet e mendoj që ky është momenti dhe padyshim që Edi Rama është mashtrues. Është ky, është ai, në të gjitha këto, por ne, për të mbrojtur familjen, atdheun e çdo kënd, për të ardhmen tonë, duhet të ulemi edhe me djallin”, deklaroi Hajdari.
Qëndrimi i saj vjen ndërsa kryeministri Rama ka përsëritur ftesat për dialog me studentët, të cilët kanë vijuar protestat kundër qeverisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.