☁️
Tiranë 17°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,008 ▲0.58%
DOW 48,419 ▼0.24%
NASDAQ 23,912 ▲1.15%
NAFTA 91.24 ▼0.04%
ARI 4,819 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,211 ▼ -0.5% ETH $2,348 ▲ +0.56% XRP $1.3830 ▲ +1.42% SOL $84.7800 ▼ -0.19%
S&P 500 7,008 ▲0.58 % DOW 48,419 ▼0.24 % NASDAQ 23,912 ▲1.15 % NAFTA 91.24 ▼0.04 % ARI 4,819 ▼0.64 % S&P 500 7,008 ▲0.58 % DOW 48,419 ▼0.24 % NASDAQ 23,912 ▲1.15 % NAFTA 91.24 ▼0.04 % ARI 4,819 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Përdhunimi/ Njerku i shokuar: Asgjë e vërtetë. Nëna e mohon: S’dija gjë

Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e arrestit me burg për nënën që akuzohet se ka lejuar abuzimin e së bijës nga njerku i të miturës.

Ajo ka mohuar të ketë pasur dijeni për ngjarjen. Pra sot ajo e ka ndryshuar edhe një herë dëshminë e saj dhe është shprehur e tronditur pse flitet për këto gjëra.

“Kam 5 ditë brenda, nuk e di cfarë flitet. Jam e tronditur. Nuk e di pse flitet për këto gjëra. S’kam dijeni për asgjë. Nuk di cfarë ka ndodhur mes vajzës sime dhe njerkut. Se di pse po me mbajne brenda, se di cfare ka thene vajza”, tha ajo në gjyq sot teksa mësoi masën e sigurisë.

Arrest me burg dha gjykata edhe për Ilmi Hoxhajn. Ai ka mohuar edhe nje here vertetesine e atyre qe thuhen ne media sipas tij dhe ka thene se eshte i shokuar nga ato qe ka degjuar.

“Jam i shokuar, ja lë gjykatës të zbardhë gjithçka. Nuk janë të vërteta ato që thuhen në media”, tha ai në gjyq.

Rimarrja në pyetje e vajzës së abuzuar seksualisht nga njerku Ilmi Hoxha ka bërë të njohur skena që tronditin edhe më shumë familjen.

Vajza E.Y. këtë herë duket se është shfaqur më e bindur se kurrë për ta thënë të vërtetën e saj të dhimbshme ashtu siç është.

Kur është marrë sërish në pyetje sot nga hetuesit në prani të psikologes, e mitura ka thënë se është e vërtetë që nëna e ka parë duke kryer seks me njerkun dhe nuk ka reaguar.

“Më vinte turp ta pranoja, por po, është e vërtetë që mamaja më shikonte kur Ilmiu kryente marrëdhënie me mua. Le ta thotë edhe ajo vetë se si na shihte. Ka ardhur në momente kur ne kryenim marrëdhënie dhe thoshte: ‘Hë, po ngroheni nga pak, ë?’. Ajo nuk më mbronte”, mësohet të ketë dhënë këto detaje në dëshminë e saj, një ditë pas arrestimit të njerkut dhe nënës së saj.

Madje, hetuesit thonë që vajza, ditën e djeshme, ka folur më me shumë mllef ndaj tyre.Duke qenë se e mitura ka përmendur në fjalët e saj edhe dajën e saj, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës, Policia e ka pyetur atë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Daja, me inicialet K.Y., ka thënë madje se rrëfimi i 12-vjeçares duket se erdhi në një moment kur ajo u shkëput disi nga ndikimi i të ëmës për shkak të një vdekjeje në fisin e tyre. Ai ka treguar në polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës.

“Ne e kishim braktisur Selvien se nuk na pëlqente se si jetonte. Kur ajo erdhi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes këtu në Aranitas, për vdekjen e vëllait tonë të madh, ne familjarisht e dëbuam, por i thamë që mund të linte vajzën aty për disa ditë. Por vajza ato ditë që qëndroi nuk na tregoi gjë”, mësohet të ketë thënë për Policinë vëllai i Selvies.

Ndërkohë po sipas dëshmive të familjes së saj, burime nga Policia tregojnë se qëndrimi disa ditë te dajat ka bërë që e mitura të jetë ndjerë e sigurt për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut, në fshatin Mbyet të Fierit.

Madje, sipas burimeve, vajza kishte dashur ta rrëfente këtë tmerr që një muaj më parë, kohë kur qëndroi te dajat, por daja i saj nuk arriti ta dëgjonte sepse kishte varrimin e të vëllait. Kur e mitura shkoi për të dyzetat e dajës së madh në Mallakastër, arriti të tregonte gjithçka, e nxitur edhe nga shoqet e saj bashkëmoshatare që kishte në fshatin Mbyet ku edhe jetonte.

Pas këtij rrëfimi, është bërë denoncimi i saj në polici, duke treguar historinë e rëndë disavjeçare brenda banesës ku jetonte me nënën dhe njerkun e saj. Ditën e shtunë, Policia e Fierit arrestoi për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura çiftin, Ylmi Hoxha, 52 vjeç, dhe Selvie Yzeiraj, 40 vjeçe.

Abuzimet janë kryer nga njerku i minorenes, ndërsa e ëma e saj nuk ka treguar, por sipas hetimeve të kryera, ka mbështetur në veprimet e tij bashkëjetuesin, edhe pse viktimë ishte e bija.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.