Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $80,965 ▲ +0.68% ETH $2,336 ▲ +1.08% XRP $1.4372 ▲ +1.55% SOL $94.4800 ▲ +1.72%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
10 May 2026
Breaking
Kronika

Përfaqësuesi i ONM “gozhdon” me pyetjet Fatmira Hajdarin/ “Pse dy biznesmenë harxhojnë 160 mijë euro për një biznes të dështuar?”

Theo Jacobs vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i pranishëm në seancën e vetingut të Fatmira Hajdarit pati disa pyetje të cilat e vunë ‘me shpatulla pas muri’ atë.
Pjesë nga debati të zhvilluar në sallë.

Theo Jacobs: Po lexoj gjithë këto fakte të përmbledhura të cilat nga një këndvështrim tjetër marrin një tjetër kuptim. Nuk po ju akuzoj pse nuk dhatë një përgjigje, por po ju jap një shembull, atë për sallën në qytetin studenti.

Faktet janë: Një kredi 19 milionë, fakti i dytë një kontratë qeraje dy vjet më vonë në 2009 dhe duke qënë se ka kaluar një periudhë kredia u disbursua në dy këste.

Pra ky biznes nuk eci, ishte një dështim, ju merrni një kredi 19 milion lekë. Nëse bëjmë përllogaritjet , duhet të paguani 3.5 milionë lekë në vit.

Qeraja është shumë më e madhe se aktiviteti, dhe për të qenë të sinqertë ky aktivitet ishte një dështim. Por më pas ju e shitët këtë biznes 160 mijë euro për një biznes komplet të dështuar. Unë ju pyes dhe ju nuk përgjigjeni.

Pse dikush merr një kredi në 2007, firmos kontrate në 2009, pse e keni marrë këtë kredi para kontratës së qerasë?

Pse dy biznesmenë harxhojnë 160 mijë euro për një biznes të dështuar. Në Belgjikë për këtë ne themi: kjo nuk është normale!

Pse ju me pas e përshkruat si kursime familjare? Pra unë mund të vazhdoj me orë të tëra me pse-të e mia…

Ka pyetje që janë lënë pa përgjigjje.

Të gjitha këtyre pyetjeve Fatmira Hajdari iu përgjigj duke thënë: Gjithçka fola është e vërteta, me të gjitha ato që thashë dhe ju kam vënë në dispozicion se deklarimi im është i saktë. Nuk kam kryer fshehje të pasurisë, nuk kam kryer deklarim të rremë. Kam plotësuar formularin e pastërtisë së figurës në mënyrë të sakte, nuk kam kontakte të papërshtatshme. Kërkoj riçelje të hetimit për kriterin e tretë për aftësitë profesionale. Nëse kjo kërkesë rrëzohet, kërkoj konfirmimin në detyrë

Ndërkohë që KPK për këtë kërkesë të fundit u përgjigj: për riçelje të hetimit të kemi kthyer përgjigjje me email.

Trupi gjykues la për në datën 18 qershor vendimin. /TCH/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.