🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,482 ▲ +0.11% ETH $2,246 ▲ +1.02% XRP $1.2482 ▲ +0.09% SOL $95.6200 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Përflitej edhe vetë për president, Haki Demolli përshëndet kandidaturën e Bekim Sejdiut

Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka përshëndetur nominimin e profesorit universitar Bekim Sejdiu si kandidat për president të Republikës së Kosovës.

Demolli, i cili ditëve të fundit ishte përmendur gjithashtu si një prej emrave të mundshëm për këtë post, i ka uruar Sejdiut sukses në garën për kreun e shtetit.

Në një reagim të tij, Demolli e ka cilësuar Sejdiun si “profesor dhe koleg të nderuar”, duke thënë se e gëzon fakti që një prej kolegëve të rinj të Fakultetit Juridik po merr përsipër një përgjegjësi të lartë shtetërore.

“Si profesor i Fakultetit Juridik, më gëzon tej mase fakti që një nga kolegët tanë të rinj po merr përsipër një sfidë kaq të rëndësishme dhe një përgjegjësi kaq të lartë shtetërore”, ka shkruar Demolli.

Ai ka theksuar se gjatë viteve të punës akademike kanë ndarë përvoja dhe njohuri juridike, si dhe përkushtimin ndaj arsimit universitar dhe së ardhmes së Kosovës.

Demolli i ka uruar Sejdiut mbi të gjitha sigurimin e besimit dhe mbështetjes së deputetëve të Kuvendit për zgjedhjen në postin e presidentit.

“Njëherësh i uroj që ta udhëheqë Republikën e Kosovës me dinjitet, urtësi, integritet dhe përkushtim, duke i shërbyer interesit të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj”, ka deklaruar ai.

Në fund, Demolli i ka uruar Sejdiut suksese në këtë sfidë, duke e përmbyllur mesazhin me urimin: “Të priftë e mbara!”./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.