☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,808 ▲ +0.23% ETH $2,695 ▲ +0.62% XRP $1.4885 ▼ -0.07% SOL $120.1500 ▲ +0.87%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Performanca që ndryshoi gjithçka: Si fitoi Tom Holland zemrën e Zendaya

Një burim ka zbuluar se performanca virale e Tom Holland me këngën Umbrella ishte momenti kur Zendaya u mahnit dhe ra në dashuri me bashkëshortin e saj të tanishëm.

Sipas një raportimi të gazetës britanike Mail on Sunday, aktorja e serialit Euphoria u tërhoq nga Holland pasi pa performancën e tij në emisionin Lip Sync Battle në vitin 2017. Në atë performancë, ai interpretoi hitin e Rihanna i veshur me kostum skenik, rrjeta dhe nën efektin e shiut artificial.

“Ky moment vulosi gjithçka për Zendaya-n”, citohet të ketë thënë burimi. “Jo vetëm që ishte shumë tërheqës, por tregoi edhe sa i talentuar është Tom. Duhet shumë vetëbesim që një mashkull heteroseksual të realizojë një performancë të tillë.”

Gjatë interpretimit, Zendaya u pa duke qeshur dhe duke reaguar me habi ndaj koreografisë energjike të Holland, një moment që më vonë u bë viral në rrjetet sociale.

Raporti vjen vetëm pak ditë pasi Holland konfirmoi në një intervistë për revistën Esquire se ai dhe Zendaya janë tashmë të martuar, duke i dhënë fund muajve të spekulimeve rreth statusit të marrëdhënies së tyre.

“Është shoqja ime më e mirë dhe jam më i lumtur se kurrë kur jam me të,” tha Holland. “Nuk jam ndier kurrë më i mbështetur dhe më i sigurt.”

Çifti u lu përfol për një romancë dashurie në vitin 2017 gjatë xhirimeve të filmit Spider-Man: Homecoming, ndërsa e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2021. Kohët e fundit, thashethemet për martesën e tyre u shtuan pasi Zendaya u shfaq me një unazë të thjeshtë martese gjatë një daljeje publike.

Performanca e Holland me “Umbrella” mbetet edhe sot një nga momentet më të komentuara të kulturës pop, ndërsa fansat e çiftit e konsiderojnë atë si fillimin e historisë së tyre të dashurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.