Përfshihet nga flakët autobusi në hyrje të Tunelit të Krrabës, digjet plotësisht (VIDEO)
Një autobus është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në afërsi të hyrjes së Tunelit të Krrabës.
Sipas raportimeve, nga zjarri autobusi është shkrumbuar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij në flakë. Nuk ka ende informacion të konfirmuar për persona të lënduar.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, të cilat do të punojnë për shuarjen e zjarrit dhe dokumentimin e rrethanave të incidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.