☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,147 ▲ +0.69% ETH $2,270 ▲ +0.84% XRP $1.2507 ▼ -0.3% SOL $94.7100 ▼ -1.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Përfundon takimin me Abdixhikun, Kurti: S’ka marrëveshje me LDK-në

Takimi i radhës mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

Kurti dhe Abdixhiku u takuan pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, por edhe ky diskutim nuk solli një dakordim përfundimtar mes dy partive.

“Nuk kemi lajme, përderisa nuk kemi marrëveshje. Kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, deklaroi Kurti pas takimit.

Ky ishte takimi i dytë mes dy liderëve brenda dy ditësh. Edhe bisedimet e së martës, të cilat zgjatën rreth tre orë, nuk prodhuan një marrëveshje politike për ndarjen e përgjegjësive dhe krijimin e institucioneve.

Pavarësisht mungesës së një dakordimi, të dy palët kanë lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të negociatave.

Kurti ka shprehur interesim për një bashkëpunim me LDK-në, duke e cilësuar atë si mundësi për “progres të përshpejtuar”, ndërsa Abdixhiku ka theksuar se qëndrimi i LDK-së është për një “balancë institucionale”, ku një subjekt politik të mos përqendrojë të gjitha pozitat kryesore.

Pa një marrëveshje për çështjet kyçe, përfshirë edhe atë për presidentin, skenari i zgjedhjeve të reja mbetet ende i hapur.

Seanca konstituive e Kuvendit është paraparë të mbahet nesër në orën 10:00. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.