☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.61%
DOW 51,052 ▲0.25%
NASDAQ 27,150 ▲1.04%
NAFTA 90.50 ▼2.55%
ARI 4,173 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,452 ▲ +1.9% ETH $2,697 ▲ +0.84% XRP $1.5076 ▲ +1.8% SOL $119.8900 ▲ +2.44%
S&P 500 7,713 ▲0.61 % DOW 51,052 ▲0.25 % NASDAQ 27,150 ▲1.04 % NAFTA 90.50 ▼2.55 % ARI 4,173 ▼0.69 % S&P 500 7,713 ▲0.61 % DOW 51,052 ▲0.25 % NASDAQ 27,150 ▲1.04 % NAFTA 90.50 ▼2.55 % ARI 4,173 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kronika

Përhapet murtaja e bagëtive në Vlorë, sëmundja prek 4 ferma në Selenicë, asgjesohen 700 krerë!

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, sëmundja fatale e “këmbë-gojës” që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të Selenicës.

Me shenjat e para të pikasur në fund të muajit gusht, brenda 2 javëve të para të shtatorit, sëmundja preku 4 ferma të këtyre banorëve.

Mbi 700 krerë bagëti janë asgjësuar ndërsa blegtorët, ata të cilët prej një jete operojnë në profesionin e çobanit tregojnë se kjo është hera e parë që përballen me një sëmundje të tillë.

Fermeret tregojnë se si nisi përhapja e sëmundjes dhe përshiu disa ferma te fshatit, ndersa thone se kjo është një situatë e rëndë për ekonominë e tyre, informon ABC News.

Sa i takon Drejtorisë së Bujqësisë dhe Veterinarisë Vlorë, Drejtori Adila Kojdheli tregon mbi rastin, sipas tij janë marrë masat për asgjësimin e kafshëve ndërsa situata po mbahet në monitorim.

Për të gjithë fermerët që janë prekur nga kjo murtajë, do të ketë kompensim nga Ministria e Bujqësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.