☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,547 ▲ +2.15% ETH $2,377 ▲ +2.77% XRP $1.3341 ▲ +2.55% SOL $102.8900 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Përkujtohet 77-vjetori i masakrës së Qafës së Valmirit

Në varrezat e Shpalit, në Mirditë u përkujtua sot 77-vjetori i masakrës së Qafës së Valmirit, një prej krimeve më të rënda të kryera gjatë regjimit komunist në Shqipëri, njoftoi Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991.

Familjarë të viktimave dhe përfaqësues të komunitetit u mblodhën për të nderuar kujtimin e 14 burrave që u ekzekutuan publikisht më 17 gusht 1949, pas një hetimi vetëm njëjavor dhe mbi bazën e “indicieve, prezumimeve dhe provave indirekte”.

Katër prej tyre u varën në litar dhe dhjetë u pushkatuan në prani të qindra banorëve. Viktimat ishin burra nga zona të ndryshme të Mirditës, ndërsa më i riu ishte 24 vjeç dhe më i moshuari 67 vjeç.

Në litar u varën Preng Dedë Kola nga Oroshi, Pjetër Dedë Vila dhe Pjetër Paloka nga Kaçinari, si dhe Dodë Mark Biba nga Kthella e Epërme.

Ndërsa u pushkatuan Nikollë Bardhok Bajraktari nga Rrësheni, Llesh Gjon Mëlyshi nga Malaj, Nikollë Llesh Bajraktari nga Oroshi, Ndrecë Mark Ndoj dhe Frrok Mata nga Kaçinari, Bardhok Dodë Gjini nga Proseku, Gjok Gjin Kaçi nga Bukmira, Gjergj Beleshi nga Kthella e Epërme, Ndoc Gjet Çupi nga Blinishti dhe Preng Shkurt Nikolli nga Oroshi.

Masakra ndodhi në një periudhë represioni të ashpër ndaj Mirditës, pas vrasjes së deputetit Bardhok Biba. Si pasojë, regjimi komunist ndërmori masa ndëshkuese kolektive ndaj banorëve të zonës, duke dëbuar me forcë qindra familje dhe duke i internuar, ndër të tjera, në kampin e Tepelenës.

Familjet e internuara u përballën me kushte të rënda jetese dhe humbje të shumta, veçanërisht mes fëmijëve.

77 vjet pas ekzekutimit, 14 viktimat vijojnë të prehen së bashku në një varr të përbashkët. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944–1991 thekson se kujtimi i tyre mbetet një plagë e pambyllur për familjet, komunitetin dhe shoqërinë shqiptare.

AIDSSH nënvizon nevojën që viktimat të trajtohen me dinjitet dhe që familjeve t’u krijohen mundësitë për t’i nderuar të afërmit e tyre në vendprehje individuale, sipas zgjedhjes së tyre.

“Kujtesa është përgjegjësi. Dinjiteti i viktimave dhe e drejta e familjeve për t’i nderuar mbeten një detyrim i përbashkët”, thekson AIDSSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.