Trump edhe zyrtarisht ia ndërron emrin inteligjencës artificiale
Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për ta ndryshuar zyrtarisht emërtimin e inteligjencës artificiale në “superinteligjencë”.
Ai deklaroi në Kombet e Bashkuara javën e kaluar se preferonte këtë emër në vend të “AI”, duke thënë se do ta riemërtonte sepse “tingëllon shumë më mirë” dhe është më i saktë.
Gjatë njoftimit të sotëm, presidenti amerikan tha se kishte biseduar me presidentin kinez, Xi Jinping për këtë emër dhe pretendoi se “atij i pëlqen shumë”, shkruan skynews.
“Kur thoni inteligjencë artificiale, ajo është artificiale. Kjo nuk është e tillë. Kjo është inteligjencë ekstreme, është inteligjencë superiore. Është supreme”, shtoi Trump.
“Por fjala ‘super’ është fjala më e mirë nga të gjitha. Dhe është më e thjeshta, kështu që do ta quajmë ‘superinteligjencë’”, tha ai.
Lideri amerikan e krahasoi termin “inteligjencë artificiale” me termin “lajme të rreme”, para se t’u drejtohej gazetarëve të pranishëm, duke thënë se “mund t’i quaja edhe ata artificialë”.
“Mendoj se gjeta një emër të ri… ‘Lajmet e rreme’ është një nga termat e mi më të mirë, por tani do t’i quaj ‘lajme artificiale’”, përfundoi Trump. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.