“Nën presidentin Trump, aleancat tona më të forta”- Wendt nis detyrën në Tiranë, Ambasada e SHBA: Një kapitull i ri n
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar sot (29 shtator) zyrtarisht marrjen e detyrës nga ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada ka ndarë pamje nga momenti i ngritjes së flamurit amerikan në rezidencën zyrtare, duke nënvizuar se kjo do sjellë dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Një kapitull i ri fillon në Shqipëri! Roja e Sigurisë së Marinës ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën zyrtare, ndërsa Ambasadori Wendt merr detyrën e tij.
Nën Presidentin Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësinë dhe ndërtojmë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për të dy kombet tona”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.