⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.82 ▲2.75%
ARI 4,109 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,938 ▼ -1.67% ETH $2,410 ▼ -1.78% XRP $1.3293 ▼ -1.42% SOL $103.8200 ▼ -2.7%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.82 ▲2.75 % ARI 4,109 ▼0.99 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.82 ▲2.75 % ARI 4,109 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Sporti

Përmbyllet me sukses edicioni i 23-të i kursit për trajnerë UEFA A, diplomohen 25 pjesëmarrës

Kursi për licencën e trajnerit UEFA A, i organizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, përmbylli me sukses edicionin e tij të 23-të. Programi i formimit për trajnerë nisi në muajin janar dhe u zhvillua përgjatë gjashtë muajve, duke ofruar njohuri të avancuara teorike dhe praktike për trajnerët pjesëmarrës.

Në ceremoninë përmbyllëse u shpërndanë licencat për 25 trajnerë të rinj, mes të cilëve edhe dy trajnere vajza, që tashmë janë të kualifikuar për të ushtruar profesionin në nivelet më të larta të futbollit. Në këtë ceremoni morën pjesë Drejtori Teknik, Abdyl Kuriu, anëtari i Komisionit të Ekipeve Kombëtare, Afrim Tola si edhe Drejtori i Edukimit Ardi Behari e profesorët e këtij sektori,

Ky edicion mblodhi një grup të larmishëm profesionistësh të futbollit shqiptar, përfshirë ish-futbollistë të Kombëtares si Taulant Xhaka, Klaus dhe Jurgen Gjasula, si edhe ish-lojtarë të njohur të kampionatit shqiptar si Olsi Teqja, Oerd Kotja, Rejnaldo Troplini, Rigers Dushku etj.

Licenca UEFA A përfaqëson një nga nivelet më të rëndësishme në sistemin e edukimit të trajnerëve të UEFA-s. Kjo licencë është e detyrueshme për trajnerët e ekipeve të para të klubeve në kategori të caktuara, si dhe për trajnerët e skuadrave U-21, U-19 dhe grupmoshave të tjera në futbollin profesionist. Gjithashtu, kjo licencë është pjesë e rrugëtimit drejt niveleve më të larta të kualifikimit në profesionin e trajnerit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.