Përplasja e ‘titanëve’, UEFA i lë dy javë kohë Infantinos për të bërë publike dokumente të rëndësishme
UEFA i ka kërkuar FIFA-s se duhet të publikojë dokumente kyçe dhe t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve që lidhen me qeverisjen dhe vendimmarrjen e saj brenda 2 nëntorit.
Në Këshillin e FIFA-s të enjten, presidenti Gianni Infantino kërkoi falje për planin e tij të shitjes së Kupës së Botës, por nuk arriti të ofrojë një shpjegim të plotë se si u hartua propozimi.
Në letrën e lexuar nga “BBC Sport”, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, thekson se organi drejtues i futbollit botëror nuk u është përgjigjur “një sërë pyetjesh thelbësore”.
“Të tjera mbeten pa përgjigje, ndërsa informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar nuk janë ofruar ende”, thuhej në të.
Letra përfshinte tetë faqe me 42 pyetje që trajtonin një sërë çështjesh, duke filluar nga investimi privat në kuadër të ‘Fifa Forëard Enterprise’ (FFE), e deri te Çmimi i Paqes i FIFA-s dhe dënimi i diskutueshëm me kusht ndaj sulmuesit amerikan Folarin Balogun gjatë Kupës së Botës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.