☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 102.37 ▲1.34%
ARI 4,541 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,757 ▼ -2.11% ETH $2,114 ▼ -3.58% XRP $1.3789 ▼ -3.07% SOL $84.2500 ▼ -3.06%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.37 ▲1.34 % ARI 4,541 ▼0.45 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.37 ▲1.34 % ARI 4,541 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

Përvjetori i “Rilindjes Demokratike”, Basha: Beteja për fjalën e lirë edhe sot një kauzë kryesore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha solli në vëmendje se më 5 janar 1991 doli numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, e para gazetë opozitare pas afro 50 vitesh censure dhe shtypi të kontrolluar nga partia-shtet.

““RD” ishte vepër e intelektualëve shqiptarë, e studentëve, e të gjithë atyre qindra e mijëra vullneteve që iu bashkuan që në fillim Partisë Demokratike, si alternativa e themeluar për t’i kthyer Shqipërisë fjalën e lirë, votën e lirë dhe aspiratën për rikthim në gjirin e familjes europiane”, tha Basha.

“Tek Rilindja Demokratike u thye së pari tabuja e censurës dhe e autocensurës, nisën së pari të publikoheshin të vërtetat e fshehura për Historinë e Shqipërisë, për Historinë e Letërsisë, për Gjuhësinë Historike, për Albanologjinë e për Etnografinë shqiptare, u fol hapur e pa drojë për çështjen ende të pazgjidhur shqiptare, për shqiptarët në trojet e tyre në Ballkan si dhe për aspiratën e tyre për bashkim kombëtar nën suazën e Bashkimit Europian dhe NATO-s”, theksoi Basha.

Ai u shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që me kurajo dhe vendosmëri e sollën RD-në në jetë në kushtet e vështira të dhunës, kërcënimeve dhe terrorit shtetëror. “Në këtë përvjetor, dua të falenderoj dhe përgëzoj të gjithë gazetarët dhe drejtuesit, kryeredaktorët, gazetarët dhe punonjësit e RD-së në vite, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në aktivitetin e saj dhe për Shqipërinë”, tha ai.

Sipas Bashës,  2020 ka ardhur me një leksion të rëndësishëm, jo vetëm për median, jo veç për shtypin, por edhe për politikën, edhe për vetë sistemin e demokracisë.

“Ashtu si në janarin e 1991-it, beteja për fjalën e lirë është shndërruar sot në kauzë kryesore të të gjithë atyre që nuk duan që Shqipërinë ta lënë në kthetrat e pesimizmit, në kthetrat e atyre që mendojnë se në mosbesim e në dëshpërim, Shqipëria sundohet më lehtë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.