☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.67 ▼15.3%
ARI 4,830 ▲3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,435 ▲ +3.89% ETH $2,237 ▲ +6.07% XRP $1.3707 ▲ +4.05% SOL $84.5800 ▲ +5.87%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.67 ▼15.3 % ARI 4,830 ▲3.09 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.67 ▼15.3 % ARI 4,830 ▲3.09 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Muzike

Peshkopi, “Oda dibrane” mbyll siparin

25 grupe, me artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, performuan për artdashësit

Oda Dibrane (2)Jubileu i 20 i “Oda dibrane” 2014, zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, qendër e Qarkut të Dibrës, ka mbyllur siparin. Për katër net me radhë, tre të zhvilluara në Pallatin e Kulturës Peshkopi dhe një natë në Pallatin e Kulturës të Dibrës së Madhe në Maqedoni, 25 grupe pjesëmarrëse, me më shumë se 1000 artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, performuan për artdashësit dibranë folkun e trevave nga vinin, me këngë, valle, humor dhe alegori. Në ditën e sotme, gjatë mesditës, në bulevardin “Elez Isufi”, grupet pjesëmarrëse kanë zhvilluar paradën e veshjeve, nën melodinë e këngëve e valleve të trevave nga vinin, të duartrokitur nga dibranët që kishin mbushur trotuaret e bulevardit në të dyja anët e bulevardit. Pjesëmarrësit e grupeve shprehen me konsideratat më të mira për fest-folkun “Oda dibrane” 2014, si dhe mikpritjen dibrane. Në këtë natë konkurruan shtatë grupe, si dhe performoi edhe Ansambli i Shtetit Tiranë, i cili kishte ardhur jashtë konkurrimit të këtij festivali për të përshëndetur jubileun e 20 të “Odës dibrane”. Ashtu si edhe në tre netët e para të zhvillimit të tij, njëra prej të cilave zhvilluar në Dibër të Madhe, edhe në natën finale, grupet pjesëmarrëse sollën në skenë këngë, valle, rite tradicionale të zonave nga vinin, alegori etj., duke ndezur artdashësit dibranë, ku ra në sy Ansambli i Sharrit me riprodhimin e riteve baritore të kësaj treve, si dhe ata të dasmës baritore tradicionale të papërsëritshme. “Festivali ‘Oda dibrane’, i bërë i traditës tashmë dhe për nga vlerat që përçon në fest-folkun shqiptar, vjen pas atij të Gjirokastrës”, tha “Artisti i popullit”, Rexhep Çeliku. Në fund, kryetari i jurisë së këtij festivali, prof. Zef Çoba, ndau çmime e diploma për individë e grupe të veçantë. Në fjalën e tij përshëndetëse ai e cilësoi festivalin e “Odës dibrane” një mozaik të shkëlqyer artistik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.