☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,512 ▼ -0.99% ETH $2,339 ▼ -2.39% XRP $1.2872 ▼ -1.31% SOL $101.1700 ▼ -2.56%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kronika

Pezullohet ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Gentjan Berberi

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Burime bëjnë me dije se Berberi, i cili pak ditë më parë u lirua nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pranë sektorit të Analizës.

Sipas të njëjtave burime, këtë të enjte ai është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, ku dyshohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka ushtruar presion verbal ndaj saj, i pakënaqur me pozicionin e ri që i ishte caktuar pas largimit nga Shkodra.

Pas raportimit të ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të Berberit nga detyra, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat për hetim disiplinor. Paralelisht, drejtoresha e Burimeve Njerëzore ka depozituar kallëzim penal pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke pretenduar se është ofenduar dhe kërcënuar gjatë ushtrimit të funksionit të saj.

Rasti po verifikohet nga AMP dhe pritet që hetimet të sqarojnë plotësisht rrethanat e incidentit, ndërsa ndaj ish-drejtorit mund të merren masa të tjera në varësi të rezultateve të procedurave administrative dhe penale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.