Pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë të parët në garën e qitjes në Ohajo të SHBA-së
Pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë kanë zënë vendin e parë në garën shumëditore të qitjes që mbahet çdo vit në Ohajo të Shteteve të Bashkuara, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë. Serbinë e përfaqësuan pjesëtarë të Brigadës së 72-të për operacione speciale, Brigadës së 63-të parashutiste dhe Njësisë së policisë ushtarake për qëllime speciale “Kobra”.
Përveç fitores në renditjen e përgjithshme ekipore, në bazë të rezultateve të përmbledhura në qitjen me pushkë dhe pistoletë, pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë zunë vendin e parë ekipor edhe në disiplinën e qitjes luftarake me pistoletë.
Fitues absolut i garës, si individi më i mirë, u shpall vodniku i klasit të parë Dušan Adamović nga Brigada e 72-të për operacione speciale. Adamovići ishte më i suksesshmi edhe në disiplinën individuale të qitjes luftarake me pistoletë, ku vendin e dytë e zuri po ashtu një pjesëtar i Brigadës së 72-të.
Gara shumëditore, që organizohet çdo vit në Ohajo, mbledh ushtarë dhe nënoficerë me synim përmirësimin e shkathtësive të qitjes të nevojshme për detyrat luftarake, si dhe aftësimin për trajtimin e armatimit dhe punën në ekip.
Ushtria e Serbisë dhe Garda Kombëtare e Ohajos prej dy dekadash zhvillojnë bashkëpunim të suksesshëm në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror Serbi–Ohajo. Pjesëmarrja në gara të tilla është një nga aktivitetet e përbashkëta që rrisin aftësitë e forcave të armatosura, forcojnë besimin e ndërsjellë dhe kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme mes Republikës së Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Burimi: Danas



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.