⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,912 ▼ -0.25% ETH $2,237 ▼ -0.39% XRP $1.1639 ▼ -0.69% SOL $89.3200 ▼ -0.8%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump i ofron presidentit të UFC-së postin e sekretarit të shtypit

– Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka ofruar Dana White, drejtuesit të organizatës së arteve marciale të përziera UFC, postin e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, duke e ftuar publikisht të pranojë këtë detyrë, sipas CNN.

Trump e bëri njoftimin dje në mbrëmje përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, ku e përshkroi White si një “luftëtar dhe kampion të dhunshëm”, dhe duke shtuar se ai do të ishte një sekretar shtypi si askush tjetër.

“Jam i kënaqur të njoftoj se të madhit Dana White i është ofruar posti i sekretarit të shtypit të Shteteve të Bashkuara të Anerikës. Dana, të lutem pranoje këtë detyrë!”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan kërkoi gjithashtu që White të merrte me vete disa sportistë të UFC-së si ndihmës, duke përmendur Islam Makhachev, Khabib Nurmagomedov, Justin Gaethje, Daniel Cormier, Amanda Nunes dhe Kayla Harrison.

“Na duhen këta njerëz për të na mbrojtur nga e majta e çmendur”, shkroi Trump, duke iu referuar sportistëve të arteve marciale të përziera.

Në konferencën për shtyp pas një aktiviteti boksi në Londër, White nuk dha një përgjigje përfundimtare lidhur me ofertën, por tha se po udhëtonte drejt Uashingtonit për t’u takuar të hënën me Trump.

“Po fluturoj drejt Uashingtonit tani. Do të takohem me të të hënën. Jam i sigurt se do të kemi më shumë për të thënë pas këtij takimi”, u shpreh ai.

Megjithatë, CNN raportoi, duke iu referuar një burimi të njohur me çështjen, se White e kishte refuzuar ofertën.

Ndërkohë, një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë tha se propozimi i presidentit ishte bërë në formë shakaje.

White publikoi gjithashtu në “story”-in e tij në “Instagram” një imazh ku shfaqej pas foltores së konferencave për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, të shoqëruar me mbishkrimin: “Drejt kapitullit të ri”.

Propozimi vjen në një kohë kur posti i sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë është vakant.

Katie Zacharia u largua nga detyra më 16 tetor, pas vetëm pesë ditësh në këtë pozicion, ndërsa paraardhësja e saj, Karoline Leavitt, u largua në fund të gushtit për t’iu kushtuar familjes.

Trump dhe White kanë pasur një marrëdhënie të afërt prej vitesh. Presidenti amerikan ka marrë pjesë në disa aktivitete të UFC-së, ndërsa White ka mbështetur publikisht fushatat e tij presidenciale dhe ka mbajtur fjalime në konventat kombëtare të Partisë Republikane në vitet 2016, 2020 dhe 2024.

White drejton organizatën UFC, një nga kompanitë më të njohura në botë në sportet luftarake, e specializuar në artet marciale të përziera (MMA).

Ndërkohë, drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, i cili më parë ka punuar për UFC-në, mbështeti publikisht propozimin e Trump, duke shkruar në rrjetin social X: “Po, patjetër! Pranoje, Dana! Do të jetë si në kohët e vjetra”. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.