🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 94.68 ▼0.14%
ARI 4,724 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $80,326 ▲ +0.46% ETH $2,315 ▲ +1.1% XRP $1.4203 ▲ +2.48% SOL $92.5200 ▲ +4.98%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.68 ▼0.14 % ARI 4,724 ▲0.27 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.68 ▼0.14 % ARI 4,724 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
09 May 2026
Breaking
Kronika

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, lihet në burg Orges Xhelili

Orges Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij është lënë në burg këtë të martë nga Gjykata e Lushnjës.
Avokatët Ndue Reci dhe Ndue Pjetra kërkuan fillimisht një afat dy mujor hetimi për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njëri prej avokatëve tha se policia bashkiake ka vepruar arbitrarisht dhe  se kryetari i bashkisë vepronte si bajraktar.

Ata theksuan se kryetari është në hetim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe e Lushnjës për veprime arbitrare dhe se klienti ka pasur biçak që nuk hyn tek veprat penale.

Sipas dëshmive të dhëna pranë avokatëve, Xhelili pretendon se kanë qenë policët bashkiakë ata që e kanë goditur më parë, gjë që për këtë ka edhe shenja dhune dhe në gjaknxehtësi e sipër Xhelili në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë një thikë që sipas tyre nuk i kalon përmasat e armës së ndaluar dhe ka qëlluar mbi shoferin dhe kryetarin.

Më pas avokatët kërkuan një masë 30 ditore derisa të njihen plotësisht me rrethanat e ngjarjes duke iu vënë në dispozicion dhe pamjet filmike të vendit ku ndodhi debati.

Kokoneshi dhe Xhelilit kanë pasur një debat lidhur me thirrjen në SPAK për një çështje që Prokuroria e Posaçme po heton, sipas disa informacioneve.

Këtë e konfirmon edhe avokati i Kokoneshit, Klodian Reçi i cili pohon se klienti i tij është thirrur në SPAK si person që ka dijeni me çështjen.

Ai ishte i rrethuar nga forca të shumta policie në momentin e mbërritjes në gjykatë, ndërsa familjarët prisnin jashtë mes lotësh.

Babai i Orges Xhelilit, Abas Xhelili tha për mediat se djali është provokuar nga persona që rrinë pas kryetarit. Midis tyre gjithashtu ka pasur një debat më parë lidhur me largimin nga puna.

Më 11 nëntor Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u plagos me thikë bashkë me shoferin e tij, pas një debati me një punonjësin e bashkisë Orges Xhelilin.

Ai kishte dalë për inspektim në një nga banesat pranë bashkisë së Divjakës në momentin që është konfliktuar me Xhelilin.

Teksa kryebashkiaku ishte në inspektim, Xhelili është afruar dhe e ka fyer, ndërsa më pas debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Me agresorin fillimisht është përleshur shoferi Gazmend Bullari për të mbrojtur kryebashkiakun, ndërsa të dy morën plagë në trup. Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Orges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës për një periudhë të shkurtër, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta plotësisht arsyet e konfliktit mes tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.