☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 80.37 ▲0.97%
ARI 3,998 ▼1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,194 ▼ -1.71% ETH $1,883 ▼ -2.57% XRP $1.1095 ▼ -1.17% SOL $76.3500 ▼ -2.76%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 80.37 ▲0.97 % ARI 3,998 ▼1.32 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 80.37 ▲0.97 % ARI 3,998 ▼1.32 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Kronika

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon

Një konflikt me thikë në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një ngjarje me pasoja të rënda, por ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi një tjetër krim.

Ngjarja nisi rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto”, ku, sipas dyshimeve të Policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. F., 18 vjeç, plagosi me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 32 vjeç.

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Por pas marrjes së lajmit për plagosjen e të vëllait, situata rrezikoi të merrte një tjetër përmasë. Sipas Policisë, vëllai i të dëmtuarit, A. K., 41 vjeç, mori një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe u nis me qëllim për të gjetur autorin e dyshuar dhe për të marrë hak.

Shërbimet e Policisë, të njoftuara për situatën, reaguan menjëherë dhe u vunë në lëvizje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Gjatë ndërhyrjes, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete, por u kap nga efektivët dhe u arrestua në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me municionin luftarak.

Ndërkohë, Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e 18-vjeçarit A. F., i dyshuar për plagosjen me thikë të 32-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër / Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me pasoja të rënda.

Sigurimi i informacionit në kohë dhe reagimi i menjëhershëm e profesional i shërbimeve të Policisë parandaluan një ngjarje të rëndë kriminale.

Pasi mori dijeni për plagosjen me thikë të vëllait të tij, 41-vjeçari mori një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe u nis për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u kap dhe u vu në pranga.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me municion luftarak.

Rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës, në lagjen “Vasil Shanto”, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. F., 18 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Gjatë rrugës, ato kanë marrë informacion se vëllai i të plagosurit, shtetasi A. K., 41 vjeç, pasi kishte marrë dijeni për ngjarjen, kishte marrë një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe ishte nisur në këmbë për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes së vëllait të tij.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke marrë masat e nevojshme të sigurisë, dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 41 vjeç, i cili gjatë ndërhyrjes tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. F.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.