Plani sekret i Rusisë për të zgjeruar kapacitetet mbi prodhimin e dronëve ushtarakë
Rusia po planifikon të zgjerojë ndjeshëm kapacitetet për prodhimin e dronëve të përdorur në sulmet ndaj Ukrainës.
Në qendër të planeve është zgjerimi i fabrikës Alabuga-Volokno, në rajonin e Tatarstanit, e lidhur me gjigantin shtetëror rus Rosatom. Projekti parashikon rritjen e prodhimit të fibrës së karbonit të gradës ushtarake, një material i përdaciteti shtesë do të mundësonte prodhimin e rreth 28 mijë dronëve të armatosur në vit deri në vitin 2029. Kjo do të përbënte një rritje prej rreth 78% krahasorur në ndërtimin e strukturave të dronëve.
Sipas një vlerësimi të ekspertëve, kapaciteti shtesë do të mundësonte prodhimin e rreth 28 mijë dronëve të armatosur në vit deri në vitin 2029. Kjo do të përbënte një rritje prej rreth 78% krahasuar me kapacitetet aktuale të prodhimit të këtij lloji.
Ukraina vlerëson se Rusia aktualisht mund të prodhojë më shumë se 36 mijë dronë kamikazë të tipit “Geran” në vit. Dronët janë përdorur gjerësisht në sulmet ruse ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase.
Fabrika Alabuga-Volokno dhe divizioni i materialeve të avancuara UMATEX i Rosatom janë nën sanksione nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe një sërë vendesh të tjera perëndimore.
Sipas dokumenteve, e njëjta fabrikë kishte marrë në fillim të këtij viti një ngarkesë prej 46 tonësh kimikatesh për prodhimin e fibrës së karbonit nga një kompani shtetërore kineze. Rosatom ka deklaruar më parë se kompania dhe degët e saj veprojnë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Ambasada kineze në Uashington tha se nuk ishte në dijeni të planeve ruse për zgjerimin e prodhimit të dronëve dhe se Kina kontrollon eksportet e artikujve me përdorim të dyfishtë në përputhje me ligjin.
Dokumentet e biznesit, projektimit dhe ndërtimit të fabrikës janë mbledhur nga burime ruse nga Qendra Ukrainase për Siguri dhe Bashkëpunim. Rosatom nuk pranoi të komentojë mbi dokumentet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.