☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.25 ▼0.3%
ARI 4,075 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,054 ▼ -4.46% ETH $2,238 ▼ -6.32% XRP $1.1898 ▼ -8.68% SOL $90.2700 ▼ -5.13%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.25 ▼0.3 % ARI 4,075 ▼0.93 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.25 ▼0.3 % ARI 4,075 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Sporti

Play-off NBA/ Knicks në finale në Lindje, Minnesota barazon rezultatin në Perëndim

Mbrëmje intensive në play-off-in e NBA-së, me New York Knicks që kanë siguruar finalen e Eastern Conference për të dytin vit radhazi. Minnesota Timberwolves ndërkohë ka rikthyer baraspeshën në serinë kundër San Antonio Spurs, 2-2.

Dominim absolut i Knicks në ndeshjen e 4-t kundër Philadelphia 76ers, që përfundoi me rezultatin 144-114. Skuadra nga New York ka mbyllur kështu serinë me një 4-0 neto.

Ndeshja mori drejtim që në çerekorëshin e parë, kur Knicks realizuan 11 trepikësha dhe u shkëputën. Dhe 144 pikët e shënuara janë një rekord i ri për këtë skuadër në play-off, kurse 25 trepikëshat barazojnë rekordin NBA postsezon.

Protagonist ishte Miles McBride, autor e paraqitjes më të mirë të karrirës në Play-off, me 25 pikë të shënuara dhe 7 trepikësha në shenjë. Ndeshje e mirë edhe për Jalen Brunson, me 22 pikë të shënuara. Për Sixers nuk mjaftuan 24 pikët e Joel Embiid dhe 17 pikët e Tyrese Maxey për të evituar eliminimin.

Në Perëndim, Minnesota kaloi Antonio 114-109 pas një ndeshjeje shumë të fortë. Episodi kyç ishte ai i fillimit të periodës së dytë, kur Victor Wembanyama goditi me bërryl në qafë Naz Reid dhe u përjashtua për faull flagrant. Pavarësisht mungesës së yllit të tij, San Antonio mbeti në lojë falë 24 pikëve të De’Aaron Fox dhe Dylan Harper.

Në fund ishte vendimtar Anthony Edwards, që shënoi 16 nga 36 pikët e tij në periodën e fundit, duke e udhëhequr Minnesota-n drejt suksesit. Ai vendosi edhe një rekord historik, duke u bërë lojtari i 6-të në i NBA-së që kalon kuotën e 300 pikëve në periodat e 4-ta të play-off-it para moshës 25 vjeç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.