☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,547 ▲0.41%
DOW 52,522 ▲0.04%
NASDAQ 26,123 ▲0.97%
NAFTA 79.64 ▲1.92%
ARI 4,058 ▲1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,574 ▲ +4.1% ETH $1,875 ▲ +6.14% XRP $1.1143 ▲ +4.97% SOL $77.3400 ▲ +3.29%
S&P 500 7,547 ▲0.41 % DOW 52,522 ▲0.04 % NASDAQ 26,123 ▲0.97 % NAFTA 79.64 ▲1.92 % ARI 4,058 ▲1.32 % S&P 500 7,547 ▲0.41 % DOW 52,522 ▲0.04 % NASDAQ 26,123 ▲0.97 % NAFTA 79.64 ▲1.92 % ARI 4,058 ▲1.32 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Politika

“Po dëmtohemi”, disa deputetë të PD dalin kundër Berishës për bojkotin: E kemi provuar shumë herë, i dimë pasojat!

Kjo deklaratë e Sali Berishës, që la të kuptohet se do të kishte diskutim në Partinë Demokratike për të bojkotuar apo jo seancat plenare duket se është bërë vendim për deputetët.

Të hënën demokratët nuk ishin të pranishëm në sallë, por jo të gjithë kanë qenë dakord. A2CNN ka publikuar mesazhet e disa prej parlamentarëve që janë shprehur kundër.

Jorida Tabaku, Bujar Leskaj, Ina Zhupa dhe deputetë të tjerë kanë argumentuar se po u hiqet mundësia më e mirë për të dhënë qëndrimet e opozitës.

Deputetja e PD Ina Zhupa tha “Në çdo rast unë mendoj që mospjesëmarrja na heq ne të vetmen platformë publike që ne kemi për debat! E kemi provuar shumë herë mosshkuarjen dhe i dimë pasojat! Ne duhet të përdorim çdo hapësirë që kemi për përballje!”

Deputet i PD Bujar Leskaj u shpreh: “Në mbledhjen e kaluar të gjithë që diskutuam ishim kundër mos shkuarjes në seancë, po atë ditë vajti edhe vonë dhe s’kishte zgjidhje tjetër për atë seancë. Me idenë e ligjeve tona që nuk futen (si këto 13 vjet) nuk shkon se nesër s’ka ligje fare rendi i ditës. Është seancë për çështje të zgjedhësve dhe rezoluta për institucionet siç thotë Bujari me rëndësi për denoncime dhe qëndrime. Kështu i bie në shtator në seancë dhe s’di çfarë të mire na sjell si opozitë parlamentare!!!”, tha Zhupa.

Debati mësohet se është zhvilluar në mbledhjen me dyer të mbyllura por ka vijuar dhe në grupin e Whatsapp të selisë Blu. Bojkoti për demokratët nuk është rrugë e pashkelur, pasi është provuar disa herë prej tyre edhe pse vijon pjesëmarrja në komisione.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.