Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,791 ▼0.1%
DOW 53,765 ▼0.14%
NASDAQ 26,726 ▼0.29%
NAFTA 81.61 ▲0.44%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,676 ▼ -1.92% ETH $1,868 ▼ -1.41% XRP $1.0015 ▼ -0.95% SOL $75.3000 ▼ -1.54%
S&P 500 7,791 ▼0.1 % DOW 53,765 ▼0.14 % NASDAQ 26,726 ▼0.29 % NAFTA 81.61 ▲0.44 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,791 ▼0.1 % DOW 53,765 ▼0.14 % NASDAQ 26,726 ▼0.29 % NAFTA 81.61 ▲0.44 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Po e monitorojmë nga afër”- Rregullorja e re e GJKKO për mediat, BE reagon: E rëndësishme transparenca e proceseve gjy

Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme, që kufizon ndjeshëm mediat dhe vendos censurë të proceseve, ka shkaktuar debate të forta në opinionin publik dhe jo vetëm.

Bashkimi Europian konfirmon se është në dijeni të rregullores së re të Gjykatës së Posaçme, e cila censuron punën e mediave dhe gazetarëve dhe se po e monitoron nga afër çështjen.

BE ka theksuar se po kryen verifikime, me qëllim gjetjen e një ekuilibri të drejtë ndërmjet masave të sigurisë dhe aksesit në informacion, si dhe transparencës së proceseve gjyqësore, në përputhje me standardet europiane.

“Bashkimi Europian është në dijeni të një rregulloreje të re të brendshme për sigurinë, rendin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), e cila merr parasysh karakteristikat e veçanta organizative, operacionale dhe të sigurisë që lidhen me GJKKO-në dhe proceset gjyqësore të saj”, deklaroi BE në një reagim që ka dhënë sot për “Report Tv”.

BE nënvizon gjithashtu se “janë të gatshëm që të vijojnë të ofrojnë ekspertizë të specializuar si për sistemin gjyqësor, ashtu edhe për komunitetin mediatik”.

Reagimi i BE:

Bashkimi Europian është në dijeni të një rregulloreje të re të brendshme për sigurinë, rendin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), e cila merr parasysh karakteristikat e veçanta organizative, operacionale dhe të sigurisë që lidhen me GJKKO-në dhe proceset gjyqësore të saj.

BE-ja është e gatshme të vijojë të ofrojë ekspertizë të specializuar si për sistemin gjyqësor, ashtu edhe për komunitetin mediatik, në mbështetje të gjetjes së një ekuilibri të drejtë ndërmjet masave të sigurisë dhe aksesit në informacion dhe transparencës së proceseve gjyqësore, në përputhje me standardet dhe parimet evropiane.

BE-ja do të vijojë t’i monitorojë nga afër këto çështje në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.