☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,635 ▲0.73%
DOW 52,271 ▲0.97%
NASDAQ 25,679 ▲0.95%
NAFTA 97.34 ▼6.51%
ARI 3,970 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,604 ▼ -0.51% ETH $2,277 ▲ +0.43% XRP $1.2502 ▲ +0.02% SOL $93.6100 ▼ -1.23%
S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 % S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Policia Financiare ngre kallëzim penal për fshehje të tatimit në Maqedoni, buxheti dëmtohet për 4.5 milionë denarë

Drejtoria e Policisë financiare ka ngrit kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë kundër një personi fizik dhe një personi juridik për dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fshehje të tatimit” sipas nenit 279 të Kodit penal.

Siç njofton Policia financiare, i akuzuari i parë B.Z., në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të personit juridik të denoncuar nuk i ka njohur si të ardhura detyrimet e vjetruara dhe të papaguara në shumën totale prej 30.946.170 denarë, të paraqitura në bilancin bruto për vitin 2025. Sipas pretendimeve në kallëzim, këto detyrime ishin të vjetruara në përputhje me Ligjin për marrëdhënie me detyrimet dhe nuk është iniciuar asnjë procedurë gjyqësore për mbledhjen e tyre.

Pavarësisht detyrimit ligjor, i akuzuari nuk e ka zbuluar detyrimin përkatës tatimor në bilancin tatimor për vitin 2025, prandaj nuk e ka llogaritur, raportuar dhe paguar tatimin mbi të ardhurat në shumën prej 3.094.617 denarë.

Njëherësh, Policia financiare ka përcaktuar se kreditë e dhëna individëve në shumën prej 14.254.665 denarë, të cilat nuk janë shlyer deri në fund të vitit, nuk janë regjistruar si shpenzime të panjohura për qëllime tatimore. Për këto fonde, sipas kallëzimit, nuk është llogaritur, raportuar dhe paguar tatimi mbi të ardhurat në shumën prej 1.425.467 denarë.

“Me veprimet e sipërpërmendura personi fizik dhe juridik nuk i ka llogaritur, raportuar dhe paguar obligimet tatimore të përcaktuara me ligj, duke e dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë të përgjithshme prej 4.520.084 denarë”, informon Drejtoria e Policisë Financiare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.