☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,051 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -0.99% ETH $2,320 ▼ -1.5% XRP $1.2960 ▼ -2.53% SOL $100.1400 ▼ -1.9%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.02 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Reuters: Kuvendi i Kosovës e rizgjedh Albin Kurtin kryeministër, kriza politike vazhdon

Reuters një nga agjencitë më të mëdha ndërkombëtare të lajmeve ka raportuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër, por se dështimi eventual për zgjedhjen e presidentit mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme.

Kurti u zgjodh me 62 vota në Kuvendin me 120 ulëse, shkruan Reuters.

“Ky mandat ka të bëjë me rikthimin e fuqishëm të sigurisë dhe prosperitetit për qytetarët”, tha Kurti para votimit.

“Zgjedhjet e përsëritura vetëm e kanë penguar të njëjtën qeveri që të qeverisë.”

Në fund të gushtit, Kurti arriti një marrëveshje me opozitën, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ka 18 deputetë, për të mbështetur profesorin, Bekim Sejdiu, si presidentin e ri. Një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së thanë se nuk do ta respektonin vendimin e liderit të tyre.

Mbetet e paqartë se kur do të zhvillohet votimi për presidentin. Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë një president të ri, Kosova do të duhej të mbante zgjedhje të tjera të parakohshme, të katërtat brenda vetëm dy vitesh.

Tutje në shkrimin e Reuters thuhet se Kosova, një nga vendet më të varfra të Evropës, synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por Brukseli ka thënë vazhdimisht se vendi ka nevojë për institucione stabile, të afta për të zbatuar reformat e kërkuara për anëtarësim.

Paqëndrueshmëria politike ka vonuar reformat dhe ka ngadalësuar qasjen në fondet e BE-së. Dy të tretat e votave nevojiten për zgjedhjen e presidentit, i cili kryesisht ka një rol ceremonial.

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, bojkotuan seancën dhe thanë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të pyetur nëse ligji është shkelur gjatë konstituimit të Kuvendit. Edhe LDK-ja nuk mori pjesë në votimin e Qeverisë së re.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.