☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,643 ▲1.63%
DOW 52,481 ▲0.48%
NASDAQ 25,634 ▲2.27%
NAFTA 87.09 ▲1.22%
ARI 3,999 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,484 ▲ +1.57% ETH $2,088 ▲ +2.74% XRP $1.0651 ▲ +0.12% SOL $85.1700 ▲ +2.91%
S&P 500 7,643 ▲1.63 % DOW 52,481 ▲0.48 % NASDAQ 25,634 ▲2.27 % NAFTA 87.09 ▲1.22 % ARI 3,999 ▼0.77 % S&P 500 7,643 ▲1.63 % DOW 52,481 ▲0.48 % NASDAQ 25,634 ▲2.27 % NAFTA 87.09 ▲1.22 % ARI 3,999 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kosova

Presidenca sqaron tenderin për avio-bileta

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet në media për procedurën e prokurimit të shërbimeve të avio-biletave, duke sqaruar se tenderi është zhvilluar në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik.

Sipas Presidencës, ky aktivitet ka qenë i planifikuar paraprakisht dhe i përfshirë në Planin Vjetor të Prokurimit, ndërsa tenderi i hapur është publikuar në platformën e-prokurimi më 27 gusht 2026.

“Procedura është zhvilluar përmes një tenderi të hapur, me njoftimin e publikuar në platformën e-prokurimi më 27.08.2026, duke garantuar konkurrencë të lirë, transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar”, thuhet në sqarimin e Presidencës.

Sipas njoftimit, kontrata është paraparë të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa kriteri i vetëm për dhënien e saj ka qenë çmimi më i ulët.

Presidenca sqaron se shërbimet përfshijnë udhëtimet zyrtare të Presidentes dhe kabinetit të saj, ish-presidentëve dhe stafit mbështetës, Këshillit Konsultativ për Komunitete, administratës, si dhe trupave të tjerë këshillues, komisioneve dhe ekspertëve të angazhuar për nevoja zyrtare.

“Një nga përcaktimet kryesore të kësaj kontrate është racionalizimi i shpenzimeve publike. Për këtë arsye, pa asnjë përjashtim, janë paraparë dhe kontraktuar vetëm avio-bileta të kategorisë ekonomike për të gjitha kategoritë e përfshira në kontratë”, thuhet në njoftim.

Zyra e Presidentes ka ritheksuar përkushtimin ndaj transparencës, llogaridhënies dhe menaxhimit të përgjegjshëm të parasë publike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.