☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,643 ▲1.63%
DOW 52,481 ▲0.48%
NASDAQ 25,634 ▲2.27%
NAFTA 87.09 ▲1.22%
ARI 3,999 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,484 ▲ +1.57% ETH $2,088 ▲ +2.74% XRP $1.0651 ▲ +0.12% SOL $85.1700 ▲ +2.91%
S&P 500 7,643 ▲1.63 % DOW 52,481 ▲0.48 % NASDAQ 25,634 ▲2.27 % NAFTA 87.09 ▲1.22 % ARI 3,999 ▼0.77 % S&P 500 7,643 ▲1.63 % DOW 52,481 ▲0.48 % NASDAQ 25,634 ▲2.27 % NAFTA 87.09 ▲1.22 % ARI 3,999 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Pas takimit me rektorin, studentët e Mjekësisë paralajmërojnë vazhdimin e bojkotimit

Bojkoti i ligjëratave dhe ushtrimeve nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës ka nisur sot, në shenjë kundërshtimi ndaj sistemit të ri të evidentimit të vijueshmërisë përmes QR Code-it.

Studentët po kundërshtojnë zbatimin e këtij sistemi, duke kërkuar rishqyrtimin e mënyrës së funksionimit të tij.

Pas takimit me rektorin Arben Hajrullahu, kryetari i Këshillit të Studentëve, Dion Bajrami, ka thënë se kundërshtimi i studentëve lidhet kryesisht me sistemin e evidentimit, të cilin e konsiderojnë të papranueshëm.

“Sot kemi pasur takim me Rektoratin (rektorin) për çështjen e bojkotit të mësimit që e kanë bërë studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Kryesisht ka të bëjë me sistemin e evidentimit me QR Code… 01:53 Aktualisht jemi të vetëdijshëm se Fakulteti i Mjekësisë ka probleme të shumta, ka probleme qoftë me organizimin e mësimit, qoftë me cilësinë, por ky imponim i një sistemi, i cili shkakton më shumë probleme sesa mundohet t’i zgjidhë, e konsiderojmë të papranueshëm… 05:17 Presioni që e ka stafi akademik është i jashtëzakonshëm. Megjithatë, ne mbrojmë njëri-tjetrin dhe nuk jemi të nxitur prej askujt, dhe nuk do të nxitemi asnjëherë. Mbrojtja e të drejtave të studentëve nuk ka nevojë të nxitet prej kërkujt, nxitet nga vetë studentët… 06:38 Nëse Rektorati vendos që të mos i plotësojë kërkesat tona, besoj se do të ketë edhe tubime paqësore para Rektoratit dhe para Dekanatit”, ka deklaruar Bajrami.

Pas takimit, prorektorja për Zhvillim Institucional, Cilësi dhe Çështje Studentore në Rektorat, Majlinda Gjelaj, theksoi se studentët kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me funksionimin teknik të sistemit, përfshirë nevojën për telefon personal dhe qasjen në internet.

“Studentët i shfaqën brengat e tyre për mosfunksionimin teknik të kësaj procedure, duke thënë që kërkohet telefoni personal i studentit për ta skanuar QR Code-in, po ashtu mund të ketë probleme me baterinë, me internetin, çështje të cilat ne do t’i marrim seriozisht, që të shohim të gjitha hapësirat ku mbahen mësimet dhe ushtrimet në universitetin tonë, të sigurojmë qasje sa më të mirë në internet…08:36 U themi profesorëve që të mos e përdorin këtë ndëshkim me 3 mungesa, sepse nuk është në ndonjë akt ligjor ose në ndonjë statut as rregullore që është e përcaktuar 3 mungesa apo diçka e tillë. Këtë do ta përcjellim te i gjithë stafi, që të jenë më fleksibilë në këtë aspekt”, ka deklaruar Gjelaj.

Bojkoti vjen në një kohë kur në Universitetin e Prishtinës po zbatohet sistemi i ri i evidentimit të vijueshmërisë së studentëve. Çështja ka hapur debat mes studentëve dhe strukturave universitare lidhur me mënyrën e organizimit të procesit mësimor dhe zbatimin e mekanizmave të rinj administrativë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.