⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,886 ▼ -0.08% ETH $2,242 ▲ +0.08% XRP $1.1640 ▼ -2.03% SOL $89.8900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

POLONI – Tusk: Zjarri në fabrikën e dronëve luftarakë, akt sabotazhi

– Zjarri që përfshiu fabrikën që prodhon dronë luftarakë në Poloni, u shkaktua nga sabotazhi, tha sot kryeministri polak Donald Tusk.

Duke folur para një mbledhjeje të qeverisë në Varshavë, Tusk tha se nuk kishte dyshim se zjarri ishte shkaktuar qëllimisht.

Ai shtoi se mundësia e një zjarrvënieje të qëllimshme, nuk mund të përjashtohej as në një zjarr tjetër, që përfshiu një fabrikë të prodhimit të komponentëve për industrinë e aviacionit në Lublin.

Megjithatë, për këtë rast ende nuk ka prova të qarta.

Të hënën, një zjarr shpërtheu në fabrikën e “WB Electronics në Skarżysko-Kamienna”, rreth 150 kilometra në jug të Varshavës. Nga zjarri nuk pati të plagosur.

“WB Electronics” është kompania më e madhe private polake e industrisë së mbrojtjes dhe furnizon me pajisje ushtrinë polake.

Prokuroria po heton rastin nën dyshimin për terrorizëm dhe veprim në emër të një shërbimi të huaj inteligjence, me qëllim dëmtimin e Polonisë.

Sipas transmetuesit “Rmf.fm”, kamerat e sigurisë së kompanisë, dyshohet se kanë filmuar një person me kapuç, që mbulonte fytyrën dhe me një çantë shpine, i cili dyshohet se i vuri zjarrin një prej ambienteve të fabrikës.

Personi dyshohet se aktivizoi gjithashtu sistemin e alarmit.

Të dielën, një zjarr shpërtheu në një objekt prodhimi dhe magazinimi të kompanisë “JFG Composites”, pranë Lublinit, në lindje të Polonisë.

Kompania prodhon komponentë për industrinë e aviacionit.

Polonia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, është një nga vendet mbështetëse kryesore politike dhe ushtarake të Ukrainës, e cila po përballet me sulmet e Rusisë.

Varshava e konsideron gjithashtu, Rusinë një kërcënim dhe po rrit ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake.

Autoritetet polake akuzojnë shërbimet ruse dhe bjelloruse të inteligjencës, se kanë dërguar agjentë në vend për të kryer akte sabotazhi. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.