Rajoni

Porti grek i Pireut rritet dhe zgjerohet në sfondin e pandemisë

Ndërsa stina e turizmit po vijon në Evropë, të ardhurat nga ky sektor kanë rënë për shkak të pandemisë, por kjo nuk e ka ndaluar portin më të madh grek të Pireut që të rritet dhe zgjerohet.

Rritja e ngarkesës së mallrave në këtë port pasqyrohet nga rezultatet financiare të Autoritetit Portual, që u shtuan ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar fiskal.

Të ardhurat e Autoritetit Portual të Pireut (PPA) vjet arritën në 149.2 milionë euro, nga 132.9 milionë euro në vitin 2018, duke shënuar një rritje rreth 12.3 për qind.

Sipas një deklarate të bërë muajin e kaluar nga Autoriteti Portual i Pireut, këto rezultate të larta lidhen me kompaninë e transportit detar COSCO të Kinës, që zotëron pjesën më të madhe të aksioneve të PPA-së, duke e shndërruar Pireun në portin më të madh në Mesdhe.

Por ndërsa dërgesat e mallrave janë në rritje, edhe qarkullimi i udhëtarëve po shtohet gjithashtu. Ndërsa kërkesa e udhëtarëve e tejkalon aftësitë e portit, PPA dhe COSCO muajin e kaluar pranuan të hartojnë një masterplan.

Plani përfshin zgjerimin e terminalit të udhëtarëve në Pire, një projekt me vlerë mbi 600 milionë euro. Ky investim nga gjiganti kinez i transportit detar do të sjellë një lehtësim të madh për ekonominë greke të dëmtuar shumë nga koronavirusi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button