☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.42 ▲2.41%
ARI 4,549 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,000 ▲ +11.81% ETH $2,293 ▲ +19.29% XRP $1.1519 ▲ +14.45% SOL $87.6800 ▲ +13.34%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.42 ▲2.41 % ARI 4,549 ▲0.08 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.42 ▲2.41 % ARI 4,549 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Arte

Porto Palermo, aksion pastrimi i bregdetit dhe hapësirave nënujore

Porto Palermo Festival po promovon një qasje ku kultura, komuniteti dhe mbrojtja e natyrës ndërthuren në një histori të vetme.

Përmes mbështetjes së Bashkimit Evropian, Porto Palermo Festival nuk fokusohet vetëm te programi artistik, por edhe te ruajtja e mjedisit dhe pasurive natyrore të zonës. Në bashkëpunim me GIZ dhe Porto Palermo Festival, BE-ja ka mbështetur edhe nismën mjedisore “Preserving Our Sea 4”. Për të katërtin vit radhazi, rreth 150 vullnetarë, zhytës profesionistë, përfaqësues institucionesh, organizatash partnere dhe anëtarë të komunitetit lokal u angazhuan në pastrimin e bregdetit dhe hapësirave nënujore.

Nisma synon të forcojë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe të promovojë një mënyrë më të përgjegjshme të ndërveprimit me një prej zonave më të veçanta të Shqipërisë.

Përtej artit dhe trashëgimisë kulturore, Porto Palermo Festival po merr kështu një dimension të rëndësishëm social dhe mjedisor, duke vendosur në qendër angazhimin e komunitetit dhe qëndrueshmërinë.

Bashkimi Evropian premtoi vijimin e mbështetjes për iniciativa që lidhin kulturën me mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e komunitetit, në funksion të ruajtjes së trashëgimisë natyrore e kulturore të Shqipërisë.

Pas netëve magjike brenda mureve të kalasë, Porto Palermo Festival do të zhvendoset jashtë, për dy net të tjera ku muzika, deti dhe qielli i hapur bëhen pjesë e së njëjtës eksperiencë. Më 21 dhe 22 gusht, në qytetin e Himarës, do të zhvillohet Porto Palermo Out Door, me Dren Abazin, Olen Cesarin, Offchestra e artistë të tjerë, duke i përmbyllur edicionin e gjashtë të këtij festivali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.