☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,639 ▼ -0.68% ETH $2,433 ▼ -0.69% XRP $1.3105 ▼ -2.2% SOL $104.9700 ▼ -1.25%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Opinion

PPP -ja që po rrëzon pushtetin

Policia, Propaganda, Papërgjegjshmëria

Nga LUTFI DERVISHI

1. Policia. Me ndërhyrjet e dhunshme ndaj të rinjve, gjatë protestave dhe jashtë tyre. Që nga dita e parë, veprimet joprofesionale të policisë kanë kontribuar në përshkallëzimin e dhunës. Veçanërisht shqetësuese janë pamjet e personave civilë, me maska, që ndërhyjnë ndaj qytetarëve. Nëse janë punonjës policie, lind pse thyejne ligjin? Pamjet të kujtojnë praktikat e tontonmakutëve, jo standardet e një policie të një vendi që sapo mbylli kapitullin e 20 të negociarave me BE .

2. Propaganda. Pas pamjeve të dhunës policore, makineria e propagandës u vu në lëvizje. Në vend të shpjegimeve për ndërhyrjet e kontestuara, publikut iu servirën video ku policët shfaqeshin duke orientuar turistët dhe ndihmuar qytetarët. A thua se pamjet e një polici që i tregon rrugën një turisti mund të fshijë pamjet e 10 policeve që goditen si të çmendur një turist tjeter në qendër të Tiranës.

3. Papërgjegjshmëria. Filozofia e pushtetit është: “ne bëjmë çfarë të duam. Ju protestoni sa të doni, edhe gjithë jetën po të doni. Ne prapë do të bëjmë çfarë të duam!”

Kjo është logjika e një pushteti që e konsideron votën si çek të bardhë për katër vjet dhe protestën si një bezdi që duhet duruar derisa protestuesit të lodhen, se “edhe kjo do të kalojë”

Kur protestës paqësore i përgjigjesh me indiferencë, zemërimit me polici dhe dhunës me propagandë, rrezikon të mos kontrollosh dot më atë që ndodh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.