⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.10 ▼0.52%
ARI 3,878 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,582 ▼ -1.31% ETH $1,812 ▼ -1.06% XRP $0.9579 ▼ -0.68% SOL $71.5900 ▼ -1.24%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.10 ▼0.52 % ARI 3,878 ▼0.22 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.10 ▼0.52 % ARI 3,878 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Sporti

Premier League tremb Juventusin/ Manchester United do McKennie, Chelsea ndjek Alajbegovic

Mesfushori amerikan pëlqehet nga trajneri Pochettino, klubi londinez fiksohet me boshnjakun e bardhezinjve.

Nga Premier League vjen rreziku për Juventusin, që mund të humbasë dy elementë të rëndësishëm të skuadrës. Rreziku i parë

nga Manchester, tjetri nga Londra. Janari po afron dhe Juventusi, pas se të blejë, duhet të “mbrohet” nga ofertat për McKennie dhe Alajbegovic.

Manchester United pritet të bëjë një tjetër revolucion teknik, tashmë me Mauricio Pochettino në stol. Ish-trajneri i SHBA-ve, mes emrave në listë për fuqizimin e skuadrës, ka edhe Weston McKennie. Nga kryeqyteti anglez ndërkohë dalin lajme për Kerim Alajbegovic. Emisarët e Chelsea vazhdojnë të mbajnë nën vëzhgim lojtarin boshnjak, që ishte afër “Blues” edhe në korrik, para se të firmoste për Juventusin.

Për momentin në Continassa nuk ka alarm, por klubi e ka kuptuar situatën. Raporti me dy lojtarët është mjaft i mirë, kontratat që ata kanë janë aftagjata (McKennie deri në 2030-ën, Alajbegovic deri në 2031-in), megjithatë duhet kujdes. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Spalletti i konsiderojnë mesfushorin dhe trekuartistin të paprekshëm.

Kur bëhet fjalë për Premier League dhe dy klube që janë mësuar me shpenzime të mëdha, si Manchester United dhe Chelsea, asnjë skenar nuk mund të përjashtohet. Juventusi me siguri do të bëjë rezistencë, por janari do të tregojë se deri në çfarë pike.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.