☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,364 ▲0.29%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.69 ▼1.53%
ARI 4,027 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,948 ▼ -0.77% ETH $2,317 ▼ -1.42% XRP $1.2924 ▼ -0.55% SOL $100.4100 ▼ -1.32%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,364 ▲0.29 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.69 ▼1.53 % ARI 4,027 ▲0.47 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,364 ▲0.29 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.69 ▼1.53 % ARI 4,027 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Presidenti Begaj dekreton ligjin për Amnistinë Penale, lirohen menjëherë 380 persona, i ulet dënimi 900 të tjerëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shpalljen e disa ligjeve të miratuara më parë në Kuvend, mes tyre edhe ligjin “Për dhënie amnistie”, i cili parashikon përfitime për një numër të konsiderueshëm të dënuarish. Sipas këtij ligji, 380 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu, ndërsa rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje të dënimit të mbetur.

Ligji përcakton kritere të qarta për përfituesit: të gjithë burrat e dënuar me deri në tre vite burg ose që u kanë mbetur më pak se tre vite për të vuajtur, lirohen menjëherë. Po ashtu, të gjitha gratë e dënuara deri në katër vite burg ose me më pak se katër vite të mbetura dënimi, përfitojnë gjithashtu lirim të menjëhershëm.

Në kategoritë e veçanta përfshihen edhe të moshuarit, ku burrat 60 vjeç e sipër dhe gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë, pavarësisht kohës së mbetur të dënimit, sipas kushteve të përcaktuara në ligj. Gjithashtu, ligji parashikon përfitim edhe për të miturit, duke përcaktuar se të gjithë personat që në momentin e kryerjes së veprës penale kanë qenë nën moshën 18 vjeç, lirohen menjëherë.

Megjithatë, në amnisti nuk përfshihen personat e dënuar për korrupsion, krim të organizuar apo çështje që janë në kompetencë të SPAK dhe GJKKO, të cilët përjashtohen shprehimisht nga përfitimet e këtij ligji.

Gjithashtu, kreu i shtetit dekretoi edhe ligjin nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, një akt që lidhet me funksionimin dhe rregullimin e këtij sektori strategjik në vend.

Në të njëjtën ditë, Presidenti Begaj ka firmosur edhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, i cili synon rregullimin e shkëmbimit dhe administrimit të të dhënave elektronike në transportin e mallrave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.