☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,408 ▲0.74%
DOW 49,854 ▲0.99%
NASDAQ 26,147 ▲1.07%
NAFTA 97.97 ▼5.93%
ARI 4,536 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,329 ▲ +0.53% ETH $2,135 ▲ +0.68% XRP $1.3729 ▲ +0.04% SOL $86.4300 ▲ +1.93%
S&P 500 7,408 ▲0.74 % DOW 49,854 ▲0.99 % NASDAQ 26,147 ▲1.07 % NAFTA 97.97 ▼5.93 % ARI 4,536 ▲0.55 % S&P 500 7,408 ▲0.74 % DOW 49,854 ▲0.99 % NASDAQ 26,147 ▲1.07 % NAFTA 97.97 ▼5.93 % ARI 4,536 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Presidenti Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut të tij, Peter Pellegrini.

Gjatë takimit tête-à-tête dhe më pas në takimin e zgjeruar mes delegacioneve, dy presidentët diskutuan mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe sfidat e sigurisë si aleate në NATO.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë një partner dhe aleat të rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit. Kreu i Shtetit theksoi progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave dhe ambicien për të përmbyllur grup-kapitujt brenda vitit të ardhshëm, me objektivin strategjik të anëtarësimit të plotë në BE në vitin 2030.

“Shqipëria ka hapur për një vit të gjithë grupkapitujt, një kohë rekord, dhe synon mbylljen e tyre në vitin 2027 dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian si anëtare në vitin 2030.

Me këtë rast, unë falënderoj sërish dhe i jemi mirënjohës qoftë Presidentit, qoftë qeverisë, shtetit sllovak, për gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me bindjen që kjo mbështetje do të vijojë akoma më tej edhe në të ardhmen dhe do të jetë e fortë si tani”- u shpreh Presidenti.

Presidenti vlerësoi se , “Strukturat e Bashkimit Evropian kanë njohur dhe kanë vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në reformat e thella të ndërmarra, po ashtu edhe progresin e prekshëm institucional. Në këtë kuptim, Sllovakia, duke qenë një nga avokatet më të rëndësishme në procesin e anëtarësimit në Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ka ndihmuar Shqipërinë dhe ka qenë gjithmonë prezente me ekspertizën e saj. Për sa i përket Shqipërisë, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj.”

Kreu i Shtetit çmoi jo vetëm mbështetjen e politikës sllovake, por edhe të qytetarëve sllovake, të cilët mbështesin në mënyrë të qartë zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, mirënjohje edhe për angazhimin e Sllovakisë në kuadër të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Dy presidentët konfirmuan vullnetin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, si: energjia, turizmi, bujqësia dhe shëndetësia, energjia e rinovueshme dhe tranzicioni i gjelbër.

Ata theksuan nevojën për institucionalizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit përmes zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe krijimit të instrumenteve të reja të partneritetit.

Krijimi së fundi i linjave direkte të fluturimit Tiranë – Bratislavë u çmua si një mundësi që do të sjellë më afër dy popujt tanë e do të forcojë miqesinë mes tyre.

Për sa i përket rajonit, Presidenti Begaj theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet thelbësor për sigurinë e Evropës dhe nënvizoi se integrimi evropian i rajonit duhet të mbetet prioritet strategjik i Bashkimit Evropian. Duke falënderuar Sllovakinë për prezencën me trupa në KFOR, Kreu i Shtetit shprehu besimin për “një rivlerësim të situatës së saj në lidhje me Kosovën, së paku në mosbllokimin e rrugëtimit të saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”.

Gjatë qëndrimit në Bratisllavë, Presidenti Begaj zhvilloi takime edhe me Kryeministrin Robert Fico dhe me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Republikës Sllovake, Richard Raši, gjatë të cilave mori një mbështetje të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kreu i Shtetit nderoi viktimat e komunizmit në memorialin “Porta e Lirisë”, kushtuar heronjve që humbën jetën duke tentuar të kapërcenin “Perden e Hekurt” të ish-Çekosllovakisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.