🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.97 ▼0.17%
ARI 4,127 ▲1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,427 ▲ +2.94% ETH $2,416 ▲ +4.97% XRP $1.3113 ▲ +2.86% SOL $95.8900 ▲ +3%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.97 ▼0.17 % ARI 4,127 ▲1.32 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.97 ▼0.17 % ARI 4,127 ▲1.32 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Presidenti Begaj takohet me Presidentin Tokayev: Do hapet Ambasada e Kazakistanit në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, u prit sot në një vizitë shtetërore në Kazakistan, nga Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev.
Kjo vizitë, shënon vizitën e parë të një presidenti nga Shqipëria në Kazakistan, dhe vjen në një kohë kur mbushen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve. Pas ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, që u pasua dhe nga një takim midis dy delegacioneve.

Në një prononcim për mediat, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Presidenti Begaj u shpreh se: Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, gjetjen e mundësive të bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha me interes reciprok, siç mund të jenë energjia, infrastruktura, bujqësia apo nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve.

Në funksion të afrimit të mëtejshëm të dy vendeve, Presidenti Begaj tha se: Një çështje me rëndësi tjetër që u diskutua ishte dhe hapja e një Ambasade të Kazakistanit në Shqipëri, e cila u mirëprit nga ana e Presidentit Tokayev.

Në qendër të vëmendjes gjatë takimeve ishte edhe turizmi. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj tha se: Interes tjetër të veçantë pati në drejtim të vendosjes së një linje ajrore të drejtpërdrejtë ndërmjet Kazakistanit dhe Tiranës, e cila do t’i shërbejë turizmit. Kreu i Shtetit i bëri ftesën Presidentit Tokayev për të vizituar Shqipërinë.

Presidenti Begaj, gjithashtu zhvilloi një takim me Kryetarin e Senatit të Republikës së Kazakistanit, z. Maulen Ashimbayev. Ai dhe z. Ashimbayev folën për rëndësinë që kanë marrëdhëniet parlamentare në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Sipas Presidentit Begaj, ngritja e gamës së shkëmbimeve midis dy parlamenteve do të mundësonte të dy vendet të thellonin edhe më tej bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.