🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,702 ▲0.4%
DOW 51,209 ▼0.27%
NASDAQ 27,050 ▲0.94%
NAFTA 90.66 ▲1.43%
ARI 4,180 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,984 ▲ +0.66% ETH $2,682 ▼ -0.11% XRP $1.4987 ▲ +0.52% SOL $118.9300 ▲ +0.3%
S&P 500 7,702 ▲0.4 % DOW 51,209 ▼0.27 % NASDAQ 27,050 ▲0.94 % NAFTA 90.66 ▲1.43 % ARI 4,180 ▲0.02 % S&P 500 7,702 ▲0.4 % DOW 51,209 ▼0.27 % NASDAQ 27,050 ▲0.94 % NAFTA 90.66 ▲1.43 % ARI 4,180 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Politika

Përfitimet ekonomike/ Von der Leyen: Shqipëria ka marrë 213 milionë euro, me anëtarësimin në SEPA komisionet bankare ranë me 90%, nisin procedurat për roaming falas

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme financiare nga Bashkimi Evropian. Ajo konfirmoi se Shqipëria ka marrë tashmë mbi 213 milionë euro dhe se paketa të tjera priten të lëvrohen në javët në vijim.

Një nga arritjet kryesore të theksuara nga zyrtarja evropiane ishte anëtarësimi i Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), i cili po sjell lehtësira të menjëhershme për sektorin privat:

“Ju jeni bërë pjesë e SEPA-s, mbani mend, vjet, që është Zona e Vetme e Pagesave në Euro. SEPA ka potencialin që t’u kursejë kompanive të Ballkanit Perëndimor 500 milionë euro në vit, sepse ulen shumë tarifat e transaksioneve, pra komisionet. Dhe tashmë në Shqipëri këto komisione kanë rënë më shumë se 90%. Pra, është një avantazh vërtet i prekshëm për bizneset shqiptare.”, informoi ajo.

Nisma për roaming falas me Bashkimin Evropian

Krahas integrimit të tregut financiar, Komisioni Evropian po fokusohet edhe në përmirësimin e komunikimit digjital dhe lëvizshmërisë së qytetarëve, duke vendosur si prioritet uljen dhe përfundimisht heqjen e tarifave të roaming-ut.

Von der Leyen kërkoi përshpejtimin e negociatave të lidhura me këtë proces, duke dhënë një angazhim të drejtpërdrejtë:

“Çështja e dytë për të cilën ne po punojmë është ulja e tarifave të roaming-ut. Unë ju premtoj që në rast se ju negocioni me ne dhe me kompanitë në mënyrë të suksesshme, unë do të kthehem pikërisht atë ditë kur ne do të fillojmë roaming-un falas këtu në Shqipëri.”

Bashkëpunimi i bizneseve dhe thithja e investimeve

Në pikën e tretë të fjalës së saj, Presidentja e KE-së u ndal te thellimi i bashkëpunimit mes bizneseve evropiane dhe atyre shqiptare apo rajonale. Ajo kujtoi rezultatet e konferencës së parë të investimeve ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, të zhvilluar vitin e kaluar, duke evidentuar suksesin e saj në gjenerimin e fondeve për zhvillim ekonomik.

“U mobilizuan 4 miliardë euro në marrëveshje të reja për rajonin, kjo është gjë vërtet shumë e mirë. Dhe ju uroj të njëjtin sukses edhe për edicionin e dytë të kësaj konference që më çuan të thonë do të organizohet në nëntor.”, theksoi ajo.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.