Kronika

Prishjet në Himarë: Opozita greke në sulm, “Qeveria shqiptare të ndalojë aksionin në Himarë”

Opozita greke kërkon nga qeveria shqiptare që të ndalojë menjëherë prishjen e ndërtesave në Himarë.

Në një deklaratë për shtyp të firmosur nga partia Demokracia e Re, si dhe shefi i departamentit të punëve të jashtë Jorgos Kumutsakos, i bëhet thirrje Tiranës zyrtare që “të ndërpresë menjëherë çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit grek që banojnë në Himarë”.

Një kërkesë i është drejtuar dhe qeverisë së Tsipras, ku i kërkohet që të reagojë menjëherë për mbrojtjen e minoritetit grek në Himarë. Opozita greke i sugjeron Athinës zyrtare që të nisë menjëherë bisedimet mbi Himarën, përpara nisjes së bisedimeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Këtë të martë Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit ka zbarkuar në Himarë së bashku me qindra efektivë policie për të bërë të mundur prishjen e disa banesave që shkatërrohen në kuadër të rehabilitimit të qendrës së Himarës. Prishja e objekteve kundërshtohet nga minirotarët grekë që janë pronarë të tyre. Kjo e martë ka qenë dhe një ditë proteste në Himarë, madje njëri nga protestuesit ka tentuar ti vërë flakën një autoboti me gaz.

Këto objekte janë bërë dhe herë të tjera objekt përplasjesh e tensionesh mes qeverive të Shqipërisë e Greqisë

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button