☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.36 ▲0.59%
ARI 4,008 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,824 ▼ -0.56% ETH $2,314 ▼ -0.46% XRP $1.3015 ▲ +1.23% SOL $99.9500 ▼ -1.09%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.36 ▲0.59 % ARI 4,008 ▼0.75 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.36 ▲0.59 % ARI 4,008 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin!

Eksperti i ekonomisë, Artur Ribaj thotë se protestat e dhunshme në kryeqytet, kanë shkaktuar pasiguri në sistemin bankar, edhe në lidhje me kreditimin.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Ribaj u shpreh se më shpejt që kthehet normaliteti, më pak kosto do të ketë.

Ribaj shtoi se problemi është klima, por edhe imazhi i krijuar nga dhuna.

“Patjetër, këtë do e lidhja me vijueshmërinë. Sa më shpejt të kthehet shteti në normalitet, të mos shtohen kostot. Problemi qëndron në klimën e shkaktuar. Banka jep para për të marrë paratë. Kur e sheh që ka pasiguri, do ketë stepje apo do rrisë normën e interesit. Në mosfunksionimin normal të tyre, sjell vonesa dhe pengesa. Paçka se bankat janë të gatshme për shërbim, duan një orë e më parë të kthehen në normalitet. Rreziqet dhe pasiguritë për ne, në banking kthehet në kosto më të larta. Është herët, por po e lidh me periudhën e zgjatjes. Ende po vazhdon situata”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.