☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,507 ▼0.03%
DOW 52,251 ▲0.05%
NASDAQ 25,752 ▼0.33%
NAFTA 87.07 ▲3.24%
ARI 4,141 ▲1.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $65,802 ▼ -0.85% ETH $1,926 ▲ +0.15% XRP $1.1390 ▼ -1.77% SOL $77.5000 ▼ -0.44%
S&P 500 7,507 ▼0.03 % DOW 52,251 ▲0.05 % NASDAQ 25,752 ▼0.33 % NAFTA 87.07 ▲3.24 % ARI 4,141 ▲1.58 % S&P 500 7,507 ▼0.03 % DOW 52,251 ▲0.05 % NASDAQ 25,752 ▼0.33 % NAFTA 87.07 ▲3.24 % ARI 4,141 ▲1.58 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Opinion

Produkti politik që po identifikohet me protestën

Tani që protesta është në minimumin e saj historik dhe kur mbasditeja në Bulevard ngjan me foltoret e dikurshme të Berishës, dikush mendon se protesta ka nevojë për dhunë që të ringjallet. Për këtë arsye, të enjten kanë paralajmëruar dhunë në mëngjes dhe protestë në mbasdite.

Shpresa e organizatorëve është që në mëngjes të përplasen me policinë para Kuvendit, mundësisht të përdoret uji apo gazi lotsjellës, që në mbasdite të kenë sërish për çfarë të ankohen.

Është një skenar i rëndomtë protestash të dhunshme, që tanimë janë bërë rutinë në Shqipëri dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Problemi është se kamikazët që përdoren për dhunë ndaj deputetëve apo policisë, dita-ditës po identifikohen si fytyra e protestës dhe janë i vetmi produkt politik i saj.

Shikoj çdo ditë një djalë me qeleshe nga Kukësi, me një fjalor primitiv që e tradhton në çdo fjali dhe që flet në emër të patriotizmit, ndërsa thotë se merret me turizëm, por njëkohësisht inkurajon sulmet ndaj turizmit shqiptar.

Pastaj janë disa tipa që gjuajnë me vezë dhe që mendojnë se janë të parët që e kanë zbuluar këtë metodë, duke u ndier të plotfuqishëm në këtë veprimtari guerile.

Pastaj vjen një vajzë me probleme mendore, e cila i ngjitet çdo deputeti në krah dhe i bërtet: “Nuk më përfaqëson”. Dhe, në fakt, kjo është gjëja më normale që thotë. Si mund ta përfaqësojë një deputet një njeri aq banal sa ajo, që i ngjitet nga pas kujtdo që kalon aty dhe i bërtet se nuk e përfaqëson? Patjetër që nuk e përfaqëson.

Deputetët mund të kenë plot të meta personale apo probleme politike, por ende nuk kemi ndonjë deputet me probleme aq të rënda psikike sa ajo që u ngjitet pas. Kemi pasur deputetë budallenj dhe mund të kemi përsëri, por jo të çmendur nga ata që duhen mbyllur në spital. Nga ata kemi pasur vetëm disa nga lista e shpresës e Lulit. Por ata nuk ishin agresivë, ishin argëtues.

Nga ana tjetër, edhe tek radikalët marksistë, protagonizmi po shkon dita-ditës tek më debilët prej tyre. Për shembull, pashë para disa ditësh një status të një prej njerëzve më të afërt të Arlind Qorrit, i cili ishte xhindosur pse e kishin sharë në rrjetet sociale disa mbështetës të Ramës dhe i akuzonte ata se e kishin fytyrën të djegur nga dielli, ngaqë mblidhnin ullinj në Greqi.

Tani, s’di ku ua kishte parë fytyrën, pasi vetë thoshte se ishin anonimë. Nga njëra anë thotë se është parti e majtë që mbron klasën punëtore, ndërsa nga ana tjetër fyen punëtorët duke i quajtur një racë të shpifur, vetëm pse e kanë fytyrën të djegur nga dielli nga mbledhja e ullinjve.

Kjo tregon thjesht një njeri me probleme mendore, por që është thuajse numri dy i Arlind Qorrit, pasi është gjithandej në krah të tij. Pra, edhe ai është njëkohësisht dhunues dhe përndjekës i bizneseve, ndërsa pretendon se lufton për të mirën e punëtorëve, të cilët i fyen vetëm pse pëlqejnë më shumë Edi Ramën sesa atë.

Pra, me këtë strategji, produkti i protestës dita-ditës po reduktohet tek njerëzit më banalë, pasi ata po identifikohen si “heronjtë” e saj: ata që qëllojnë me vezë, që bezdisin deputetët apo që hyjnë me dhunë në komisariate.

Ky është i vetmi produkt politik që ka deri tani kjo protestë. Të gjithë prisnim së paku ndonjë talent politik, apo qoftë edhe dy-tre djem e vajza të reja që t’i jepnin energji të re politikës shqiptare. Por, deri tani, më të shquarit e saj janë pikërisht këta që qëllojnë me gurë, ata që qëllojnë me vezë, ajo që të bërtet në vesh “nuk më përfaqëson”, sikur duhet të jesh domosdoshmërisht i çmendur për ta përfaqësuar, apo këta tipat e Qorrit që gjithë ditën bëjnë “review” negative për turizmin dhe në darkë ankohen se ata që i shajnë janë punëtorë të rëndomtë që mbledhin ullinj në Greqi.

Ne këta njerëz kaq banalë i kemi pasur gjithmonë mes nesh dhe i kemi njohur. Shumica e tyre kanë së paku që nga viti 2013 që shëtisin nga protesta në protestë dhe janë mbetje të protestave të dështuara të një dekade.

Në fillim protesta nisi duke mbledhur mbeturinat organike të protestuesve në Bulevard. Tani, protesta e mbetur ka mbledhur mbetjet njerëzore të atyre protestave te dikurshme dhe pikërisht këta po identifikohen si produkti i saj politik. Pak a shumë si ai “hapiqisti”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.