Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 71.77 ▼1.97%
ARI 4,077 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,519 ▲ +0.4% ETH $1,664 ▲ +0.82% XRP $1.0873 ▼ -1.33% SOL $69.0700 ▲ +0.58%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.77 ▼1.97 % ARI 4,077 ▼1.75 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.77 ▼1.97 % ARI 4,077 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Projekt i ri evropian për mbrojtjen e ariut të murrmë në Malin Sharr

Parku Kombëtar "Mali Sharr" po i bashkohet një projekti të ri evropian për ruajtjen e ariut të murrmë, me qëllim mbrojtjen afatgjatë të këtij lloji.

Parku Kombëtar “Mali Sharr” po i bashkohet një projekti të ri evropian për ruajtjen e ariut të murrmë, me qëllim mbrojtjen afatgjatë të këtij lloji.

Bëhet fjalë për projektin LIFE DinPin Bear, i cili do të zbatohet deri në vitin 2031 në nëntë vende evropiane. Si pjesë e aktiviteteve, institucioni do të kryejë kërkime në terren përmes monitorimit, vendosjes së kamerave kurth dhe mbledhjes së të dhënave shkencore mbi shpërndarjen dhe lëvizjen e ariut të murrmë (Ursus arctos).

Nga Parku informojnë se disa nga kamerat e instaluara tashmë janë dëmtuar, me shumë mundësi nga arinjtë në kërkim të ushqimit, gjë që tregon praninë e tyre aktive në territor.

Sipas të dhënave nga viti 2025, popullata e arinjve në park tregon një trend të qëndrueshëm, me numër në rritje të këlyshëve. Sfidat kryesore janë mbeturinat dhe shqetësimi njerëzor, ndërsa janë regjistruar edhe raste individuale të dëmeve materiale.

Parku kombëtar u bën thirrje vizitorëve dhe banorëve vendas të mos lënë mbeturina dhe ushqim jashtë dhe të respektojnë habitatet natyrore, në mënyrë që të shmangin takimet e padëshiruara me kafshë të egra.

Projekti parashikon aktivitete për të zvogëluar fragmentimin e habitatit, për të përmirësuar bashkëjetesën midis njerëzve dhe arinjve, për të forcuar menaxhimin dhe kuadrin ligjor, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkufitar dhe përfshirjen e komuniteteve lokale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.