🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 80.36 ▲1.29%
ARI 4,030 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,646 ▲ +3.19% ETH $1,874 ▲ +4.96% XRP $1.1074 ▲ +3.52% SOL $77.3900 ▲ +2.82%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.36 ▲1.29 % ARI 4,030 ▼0.97 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.36 ▲1.29 % ARI 4,030 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria godet pasuritë e të dënuarit për trafik droge, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy apartamente dhe një garazh në pronësi të shtetasit me iniciale A.A., i dënuar me 10 vite burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Masa është marrë në kuadër të një procedimi pasuror, pasi hetimet kanë nxjerrë në pah se të ardhurat e deklaruara nga A.A. dhe familjarët e tij nuk justifikonin investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Sipas Prokurorisë, ekspertiza kontabël evidentoi një disproporcion të dukshëm mes pasurive të zotëruara dhe burimeve të ligjshme financiare, duke krijuar dyshime se ato janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Pas hetimeve, u vendos sekuestrimi i një apartamenti 1+1 me sipërfaqe 66.33 m² dhe verandë 44 m² në një kompleks në rrugën “Xhanfize Keko”, si dhe i një apartamenti 2+1 me sipërfaqe 87.9 m² dhe një garazhi 16 m² në një kompleks në ndërtim në rrugën “Kahreman Ylli”.

Njoftimi

Dy apartamente, përkatësisht 1+1 dhe 2+1 dhe një garazh, u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të procedimit pasuror nr.02, të vitit 2026 ndaj shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’.

Nga hetimet rezultoi se të ardhurat e faktuara të shtetasit A.A. dhe familjarëve të tij, nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet vetjake dhe investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Shtetasi në fjalë ka qenë në pamundësi financiare për të kryer investimet në prona.

Nga konkluzionet e arritura në aktin e ekspertimit kontabël dhe nga dokumentacioni i administruar, rezulton se pasuritë e identifikuara dhe të zotëruara nga subjektet e këtij procedimi pasuror plotësojnë kriteret e parashikuara nga nenet 11 dhe 24 të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, për sekuestrimin dhe/ose konfiskimin e tyre, pasi konstatohet se ekziston një disproporcion i dukshëm ndërmjet pasurive të identifikuara dhe të ardhurave të ligjshme të deklaruara, të cilat nuk janë të mjaftueshme për t’i justifikuar ato.

Nga sa më lart, duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimit pasuror të kryer në lidhje me shtetasin A.A. dhe të afërmit e tij, rezulton e provuar ky shtetas ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, vepër penale e cila bën pjesë në veprat e parashikuara nga ligji nr. 10192. Nga kjo veprimtari rezulton se janë krijuar pasuri shpërpjestimore në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara, të cilat nuk përligjen prej tyre. Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

a. Pasuria e paluajtshme e llojit “Apartament” 1+1, me sipërfaqe 66.33 m², si dhe verandën me sipërfaqe 44 m², në kompleksin multifunksional në Rrugën “Xhanfize Keko”; dhe

b. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament 2+1, me sipërfaqe 87.9 m² dhe garazhin me sipërfaqe 16 m², në katin -2, në kompleksin multifunksional që po ndërtohet në Rrugën “Kahreman Ylli”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.