Kronika

Prokuroria nis hetimin për Skënderbeun, rrezikojnë të gjithë emrat e përmendur në dosjen e UEFA-s

Prokuroria Shqiptare nis hetimin për Skënderbeun dhe dosjen e trukimeve që ka mbërritur nga UEFA.

Burime pranë këtij institucioni kanë bërë të ditur këtë zhvillim të ri.

Raporti i UEFA-s nuk është vënë  ende në dispozicion të prokurorisë por mësohet se do t’i kërkohet FSHF-së në ditët në vazhdim.

Të njëjtat burime tregojnë se  nuk ka asnjë pengesë për të nisur hetimet mbi personat e përmendur në dosjen e UEFA-s.

Hetimet për trukime do të nisin nga njësia kundër krimit ekonomik.

E sigurtë është se të gjithë personat e përmendur, lojtarë, drejtues, presidentë apo dhe kompani bastesh do të thërriten të japin dëshmi për gjithçka ka ndodhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button