Kronika

Prokurorin që kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit, do të kalojnë në sitën e Vettingut

Është hedhur shorti për prokurorët që do të kalojnë në sitën e Vettingut në Prokurorinë për Krime të rënda.

Gentian Osmani, Besnik Muci dhe Gent Trenova do të kalojnë në një kontroll të imtësishëm të pastërtisë së tyre, nga komisioni i posacëm i vettingut, pjesë e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Osmani dhe Muci kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorise, ndërsa Trenova është zgjedhur anëtar i KED.

Komisioneret e vetingut do të kalojne ne sitë dosjet e Gent Trenoves kur ai mbante postin e prokurorit tek Krimet e Rënda.

Gentian Osmani është një nga 3 prokurorët në çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në këshillin e Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë ata kërkuan arrestimin e deputetit socialist Tahiri, në kuadër të një hetimi që ka nisur ndaj tij për përfshirje në trafikun e drogës në bashkëpunim me kushërinjtë e tij, Habilaj

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button