☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 78.89 ▼0.29%
ARI 3,980 ▼1.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,190 ▼ -0.96% ETH $1,879 ▼ -2.16% XRP $1.0981 ▼ -1.37% SOL $75.9900 ▼ -1.7%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.89 ▼0.29 % ARI 3,980 ▼1.77 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.89 ▼0.29 % ARI 3,980 ▼1.77 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

Analisti Roland Lami, i ftuar në “Real Story” analizoi përfshirjen e shqiptarëve nga rajoni në protestat në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin se kjo qasje mund të krijojë një precedent tejet problematik.

Sipas Lamit, duhet bërë dallimi mes përkatësisë kombëtare dhe rolit politik në një shtet ku individi nuk është rezident.

Analisti theksoi se pjesëmarrja në një protestë është një e drejtë, por sipas tij një tjetër çështje është marrja e një roli organizativ apo politik në jetën e brendshme të një vendi.

Ai bëri edhe një ndarje mes çështjeve kombëtare dhe atyre politike, duke marrë si shembull protestat në mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas tij, ky debat duhet të shërbejë për të vendosur kufijtë mes solidaritetit kombëtar dhe përfshirjes në proceset politike të një shteti tjetër.

“Pa dashje po krijohet një precedent që unë e shoh problematik. Pse? Jemi në kufijtë e konfuzionit mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit. Përkatësia e identitetit si komb, nuk të jep të drejtën që të kesh rol aktiv politik në një vend të caktuar, që nuk është vendi ku ti je rezident.

Pjesëmarrja nuk i ndalohet askujt, por roli politik është një gjë tjetër. A mos jemi ne në kushtet ku kjo protestë na ekspozon, një precedent ku partitë politike të marrin rol aktiv në një vend tjetër amë? Këtë s’mund ta themi ne pasi janë organet që duhet ta identifikojnë këtë gjë. Por ky është një precedent për mendimin tim.

Duhet të ndajmë për shqiptarët që sado modeste të jetë prezenca e tyre këtu, duhet të ndajmë të drejtën për të qenë pjesëmarrës në protestë, dhe ndalesën për të hapur një precedent duke marrë rol organizativ në jetën politike të një vendi tjetër. Protesta për UÇK është një ngjarje që prek Kombin, jo jetën politike.

Roli organizativ, prezenca e figurave politike që nuk operojnë në aktivitete politike në Shqipëri, unë mendoj se është një precedent, që duhet të na bëjnë të mendojmë dhe ta stopojmë këtu se nuk është e shëndetshme, as për rastin tonë, po as partive shqiptare që kërkojnë të marrin rol në jetën politike në Shqipëri”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.