Protesta e dhunshme e ditës së djeshme, Policia arreston 10 të dyshuar, procedohen në gjendje të lirë edhe dy të tjerë!
Protesta e djeshme u shoqërua me dhunë, la pasoja, por nuk kaloi pa masa nga forcat ligjzbatuese.
Policia ka arrestuar 10 protestues pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Pjesa tjetër e personave të shoqëruar në polici është lënë e lirë pas marrjes në pyetje.
Arrestimet dhe procedimet janë kryer në kuadër të veprimeve të policisë lidhur me protestën, e cila shënoi ditën e saj të 13-të.
Ndërkohë që 4 të dëmtuar po marrin mjekimin në spital, pa rrezik jete.
Protesta pritet të vijojë edhe sot në orën 14:00 para godinës së Ministrisë së Arsimit.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.